Instagram story viewer> @folshqip.online> Post
17 days ago
Co Creator: super.sajani
32
Posted On: October 19th 2026, 10:46 am
Tagged Users:
"Anës lumenjve" - Fan Noli 🇦🇱

Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?

Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.

Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

#folshqip #folshqiponline #fannoli #anëslumenjve #poezishqip atdheu
Comments (32)
rakelagjalli 4 days ago

rakelagjalli

Pse keshte sikur na ka mellkuar njeri na dhemp zemra per shqiperi 😭😭

orjeta_s 5 days ago

orjeta_s

😢😢😢

punedore21_ 11 days ago

punedore21_

Mo zot ma keq mas windra vjetsh e njejta histori😢😢😢😢😢😢😢😢😢

preci3214 11 days ago

preci3214

Mrjerisht asht ishtu mendojme te ndrrojme ket sistem mandej recitojme ça te doni

sinani_drita 15 days ago

sinani_drita

👏👏👏👌👍

seferi.digital 15 days ago

seferi.digital

🔥🔥🔥

brikenabrikikena 15 days ago

brikenabrikikena

Sa vargje domethënëse që po tregon realitetin e sotëm 😭😭😭😭😭

rexhepajxhevahire 15 days ago

rexhepajxhevahire

😢😢😢

lila.lancome 16 days ago

lila.lancome

👏👏👏

elionaalushi 16 days ago

elionaalushi

Nam myoho renge kyo 🙏

elisadaka 16 days ago

elisadaka

O moj Shqipni,e mjera Shqipni😢😢😢

arturjoanidhi 16 days ago

arturjoanidhi

Po vargjet e At Gjergj Fishtës Ali Asllanit Naim e Sami Frashëri

Load More

More posts

back to up