Posted On: June 8th 2026, 03:20 pm
🎥 Prapaskenat e fitores së Kosovës ndaj Andorrës (3-0).
Një mbrëmje emocionesh të përziera, ku Dardanët arritën një fitore bindëse, por me zemra të rënduara nga humbja e ish-futbollistit të Kosovës U21, Fatjon Bunjaku, i cili ndërroi jetë tragjikisht në ditën e ndeshjes.
Fitorja, me golat e shënuar nga Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Valmir Matoshi, iu dedikua Fatjonit, në shenjë respekti dhe kujtimi për kontributin e tij.
Pushofsh në paqe, Fatjon. 🕊️
Load More