Posted On: October 16th 2025, 11:07 pm
“There is an urgent need for food-literate citizens who understand and act on how food systems function, and under what conditions.” - EIT Food Literacy Report, 2025
Është urgjente! I bashkohem plotësisht kësaj thirrjeje.
Koha të hedhim hapa konkretë, duke nisur nga “fillimi”: shtimi në kurrikulën bërthamë të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar të një lënde të detyrueshme dedikuar edukimit për ushqimin dhe jetesën e shëndetshme, si pjesë e fushës së të nxënit “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti.”
Ushqimi nuk ka të bëjë vetëm me trupin, por me mendjen, marrëdhëniet, mjedisin dhe ekonominë që ndërtojmë çdo ditë përreth nesh.
Të ushqehesh me vetëdije do të thotë të kuptosh ndikimin e zgjedhjeve të tua në shëndetin personal, në komunitet dhe në planetin që është shtëpia jonë.
Por këto zgjedhje të përditshme vështirë të jenë të duhura nëse mungon dija mbi vetë ushqimin:
- çfarë është?
- si prodhohet?
- si arrin deri në pjatë dhe cilët janë aktorët natyrorë e social që ndikojnë në këtë proces?
Vetëm përmes kësaj dije mund të formohen qytetarë që kuptojnë se çdo vakt është një akt që prek shëndetin, mjedisin dhe ekonominë.
Le të kalojmë në shkollë të paktën po aq kohë duke mësuar çfarë do të thotë të jesh njeri dhe pjesë e natyrës, sa kalojmë duke mësuar si të përdorim teknologjinë. 💚
#EITfood #FoodEducators #urbanbaking #healthucities