Posted On: October 10th 2026, 04:06 pm
Dibra feston begatinë e tokës dhe frytet e punës! 🌾🍂
🙏 Një falënderim i veçantë për rreth 200 fermerët, prodhuesit vendas dhe të gjithë kontribuuesit që, me punën, përkushtimin dhe dashurinë për tokën, bënë të mundur që sot bulevardi “Elez Isufi” të gjallërohej nga ngjyrat, shijet dhe aroma e produkteve vendase, në kuadër të Panairit të të Vjelave.
Nga frutat dhe perimet e freskëta, te produktet tradicionale dhe gatimet karakteristike dibrane, çdo stendë solli një copëz të traditës, kulturës dhe pasurisë bujqësore të zonës sonë. 🍏🍊🍇
Pas çdo produkti qëndron puna e palodhur, përkushtimi dhe dashuria e fermerëve tanë për tokën. Ky panair është më shumë se një ekspozim prodhimesh; është një festë e vlerave tona, një mundësi për të promovuar prodhimin vendas dhe për të mbështetur ata që i japin jetë bujqësisë dibrane. 🌱🤝
Rishihemi në panairet e radhës, sërish të bashkuar, plot energji dhe të palodhur, për të promovuar së bashku vlerat, traditën dhe prodhimet më të mira të Dibrës! 🤗🌾