Posted On: October 18th 2026, 11:30 am
Një familje nga veriu i Shqipërisë ka marrë një vendim të pazakontë ditën e sotme, duke anuluar dasmën ku priteshin rreth 500 të ftuar, për t’u nisur drejt Tiranës dhe për t’iu bashkuar protestës.
Në vend të festës së planifikuar, familja ka zgjedhur të marrë pjesë në marshimin protestues në kryeqytet, duke lënë mënjanë një nga ditët më të rëndësishme familjare për t’u bërë pjesë e reagimit qytetar.
Vendimi vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vijojnë, ndërsa qytetarë nga zona të ndryshme të vendit po i bashkohen thirrjeve për ndryshim.
Load More