Instagram story viewer> @aos_alb> Posts
POSTS STORIES REELS TAGGED
Narta at this very moment! +🦩🦩🦩🦩🦩🦩

Thousands of flamingos are currently gathered in the lagoons of the Pishë-Poro-Nartë Protected Landscape.

Today, many more people are standing up for Protected Areas outside the Prime Minister’s Office. And tonight, with the Albanian diaspora joining the movement, we may reach millions of voices calling same as European Parliament for a moratorium on new permits and development interventions in Protected Areas until compliance with EU nature protection standards is ensured.

Repeal Law 21/2024

Narta në këtë moment! +🦩🦩🦩🦩🦩🦩

Mijëra flamingo janë mbledhur aktualisht në lagunat e Peizazhit të Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë.

Sot, edhe më shumë njerëz po ngrihen në mbrojtje të Zonave të Mbrojtura përpara Kryeministrisë. Dhe sonte, me diasporën shqiptare që po i bashkohet lëvizjes, mund të arrijmë miliona zëra që kërkojnë të njëjtën gjë si Parlamenti Europian, një moratorium mbi lejet e reja dhe ndërhyrjet zhvillimore në Zonat e Mbrojtura, derisa të garantohet përputhshmëria me standardet e Bashkimit Europian për mbrojtjen e natyrës.

Shfuqizoni Ligjin 21/2024. taken in Narta by @aos_alb
135
4 months ago
Download
Zvërneci, playground-i aktual i Jared Kushner dhe shokëve të tij, pjesë e peizazhit ekologjikisht të ndjeshëm të Pishë-Poro Nartës.
 
A është Kushner pas kësaj? A është Ivanka pas kësaj? A është Trump? A është Katari, Kastrati pas kësaj? Enigmë deri më tani, përveç faktit që segmenti Porto Novo–Dalan–Hidrovori, Zvërnec ka nisur ā€œtabula rasaā€ dhe, për hir të investigimit, do të përmendim disa emra.
 
E para, në dijeninë tonë, nuk ka ende një vendim të publikuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike lidhur me këtë investim, ndërsa për Sazanin ekziston një vendim online, madje i riqëndisur me fije peri të holle fare deri në detaj sipas kërkesave të klientit tonë të nderuar ā€œAtlantic Incubation Partners LLCā€. Gjithashtu përmendet edhe ā€œKorporata e Investimeve Shqiptareā€, së cilës filmi në website i ka mbetur te ā€œDurana Parkā€, pra nuk gjendet asnjë përditësim për Zvënecin. 
 
Por i rikthehemi Zvërnecit. Pra, thamë që nuk ka një vendim strategjik të publikuar diku, megjithëse mund të ekzistojë, por qeveria jonë luan kukafshehti me këto lloj vendimesh dhe dokumentacionesh. by @aos_alb
245
5 months ago
Download
Ata janë këtu dhe këtë herë me bulldozerë, pra vjen Kushner me 40 arkitektë por edhe me 40 bulldozerë. Plani i Jared Kushner nuk është më një render thjesht i shpëlarë, sepse punimet në zonën e Hidrovorit kanë nisur dhe parashikojnë mbi 20,000 njësi akomoduese dhe më shumë se 10,000 vizitorë në ditë, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme ku takohen 3 Zona të Mbrojtuta: Pishë-Poro-Nartë, Lumi i Egër i Vjosës dhe Parku Detar Karaburun-Sazan, kjo nuk është më një çështje projekti në letër, por një ndërhyrje direkte në një nyje/rajon ekologjik/e kritike të vendit.

Ndërkohë që në letër Shqipëria mburret me 22% territor të mbrojtur (me përqindjen më të madhe në rajon), në terren po ndodh e kundërta, me zhvillime të njëpasnjëshme të paqëndrueshme dhe pa transparencë, pa dokumentacion publik të aksesueshëm dhe pa konsultim të duhur sipas ligjit, deri në pikën që për të marrë informacion duhet të gërmosh nëpër faqe që nuk funksionojnë siç duhet (pra të shpalosësh aftësitë në IT dhe programim), si të ishte diçka për t’u fshehur dhe jo për t’u diskutuar publikisht në një shtet normal në vitin 2026. by @aos_alb
54
5 months ago
Download
GJITHMONË ME JU, ME STUDENTËT!

Në krahun tuaj, në mbrojtjen dhe mbështetjen tuaj. Sot studentët po dhunohen dhe po përballen me padrejtësi. Më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne, për praninë, solidaritetin, mbështetjen dhe mbrojtjen nga ana jonë! Shihemi në orën 12!

ALWAYS WITH YOU, ALWAYS WITH THE STUDENTS!

Standing by your side, defending and supporting you. Today, students are facing violence and injustice. More than ever, they need us, our presence, solidarity, support, and protection!

See you at 12 PM! by @aos_alb
4
21 hours ago
Download
Me ju, me studentët! 

Always with you, students! by @aos_alb
14
2 days ago
Download
Gjithmonë me ju, studentë! Shihemi në orën 11:00!

Always standing with you, students! See you at 11:00! by @aos_alb
14
2 days ago
Download
🚨Rikujtesë🚨 by @aos_alb
2
2 days ago
Download
JEMI ME STUDENTËT NË ÇDO MOMENT DHE I MBËSHTESIM PA KUSHTE!

NUK KEMI QENË KURRË PRO DHUNËS, AS TË SHKATËRRIMIT. POR LËVIZJA E TYRE MORI NATYRSHËM KËTË FORMË DHE, SOT, MË E PAKTA QË MUND TË BËJMË ËSHTË T’I MBËSHTESIM, QË SITUATA TË MOS PËRSHKALLËZOHET MË TEJ, NË VEND QË T’I GJYKOJMË NGA TELEFONI APO NGA SHTËPIA, ME KOMENTE SI: ā€œKËSHTU NUK BËHETā€, ā€œNUK MË PËLQEN FARE SI PO SHKONā€ APO ā€œSA DËM MONETAR E FINANCIAR KANË SHKAKTUAR!ā€.

NËSE DO TË KETË SOLIDARIZIM KOMBËTAR, MASIV DHE INTENSIV, NJË GJË ËSHTË E SIGURT, DHUNËS, SHKATËRRIMIT DHE KËSAJ SITUATE MUND T’U VIJË FUNDI SHUMË SHPEJT, MADJE BRENDA PAK ORËSH. DHE, ME KËTË SOLIDARIZIM, DO TË KENI BËRË DIÇKA SHUMË MË TË RËNDËSISHME SESA TË KOMENTONI NGA DISTANCA, DO TË KENI MBROJTUR STUDENTËT, FËMIJËT, TË RINJTË, TË ARDHMEN E TYRE DHE, BASHKË ME TË, EDHE TË ARDHMEN TUAJ.

NUK MUND TË QËNDROJMË TË DISTANCUAR PËRBALLË TË RINJVE, PËRBALLË BREZAVE QË DO TË MBAJNË NESËR PËRGJEGJËSINË E KËTIJ VENDI, PAVARËSISHT SE SA TË PAPËRSOSURA MUND TË NA DUKEN MËNYRAT E TYRE TË REAGIMIT APO ÇFARË INTERESASH MUND T’U VISHEN PËR T’I DENIGRUAR DHE PËR T’I BËRË PIS.

PRANDAJ, JU LUTEM, SOLIDARIZOHUNI! ATY JANË FËMIJËT TUAJ, MBESAT, NIPËRIT, KUSHËRINJTË, MIQTË DHE BASHKËMOSHATARËT E TYRE. MOS I LINI VETËM, MOS I LINI TË PAMBR0JTUR, SOT MË SHUMË SE KURRË, ATA KANË NEVOJË PËR NE. E GJITHË QELIZA FAMILJARE DHE SHOQËRORE DUHET TË JETË PRANË TYRE, NË SHESH, ME PRANINË, ZËRIN DHE SOLIDARITETIN E SAJ.

MOS I GJYKONI NGA DISTANCA, EJANI DHE QËNDRONI PRANË TYRE. SEPSE KUR TË RINJTË MBETEN VETËM, RREZIKU I PËRSHKALLËZIMIT RRITET. KUR NJË SHOQËRI BASHKOHET AJO MUND TË BËHET FORCA QË E NDAL DHUNËN DHE HAP RRUGËN DREJT NDRYSHIMIT.

SI NJË ORGANIZATË QË KA PUNUAR PËR MBROJTJEN E MJEDISIT, NATYRËS DHE BIODIVERSITETIT NË TË GJITHË SHQIPËRINË DHE KA QËNDRUAR NË MBROJTJE TË TË DREJTAVE MJEDISORE, NE E KEMI DETYRIM TË MBROJMË EDHE TË DREJTAT E NJERIUT.

TË DREJTAT NUK MBROHEN ME STANDARDE TË DYFISHTA, SOLIDARITETI NUK MUND TË NDALË TE MJEDISI, POR DUHET TË PËRFSHIJË EDHE NJERËZIT, LIRITË DHE TË ARDHMEN E TYRE.

STUDENTË, JEMI ME JU NË ÇDO MOMENT! JU MBËSHTESIM PA KUSHTE. MOS U NDJENI VETËM!

WE STAND WITH THE STUDENTS AT ALL TIMES AND SUPPORT THEM UNCONDITIONA by @aos_alb
1
3 days ago
Download
 by @aos_alb
16
4 days ago
Download
Studentët brohorasin: ā€œDrejt Parlamentit!ā€
Students chant: ā€œTo Parliament!ā€ by @aos_alb
4
4 days ago
Download
Vazhdojmë vazhdimin, edhe sot më shumë se kurrë jemi me studentët! Rroftë revolucioni studentor! 

The protest continues, and today more than ever, we stand with the students. Long live the student revolution! by @aos_alb
7
4 days ago
Download
 by @aos_alb
1
5 days ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up