Instagram story viewer> @bashkiahimare> Posts
3.1K
followers
1
following
Faqja Zyrtare e Bashkisë Himarë
POSTS STORIES REELS TAGGED
Download All
🎬 “Rezidenca e Kinemasë”, në kuadër të projektit “Designing Himara”, u përmbyll me shfaqjen e krijimeve të realizuara nga të rinjtë përgjatë dy ditëve. Pas përgëzimeve të audiencës, u shfaqën filmi “Rrënjët” dhe filmi i animuar “Zëri gjakut, zëri tokës”.

Aktiviteti përmbyllës nisi me një bisedë me Iris Elezin, Karafil Shenën, Artur Dautin dhe Eduart Makrin për zhvillimin e kinemasë në Himarë dhe mundësitë për të rinjtë.

#DesigningHimara #Orbis #Himarë #Kinema #Animacion by @bashkiahimare
0
9 hours ago
Download
🎨 Dita e dytë e fundjavës në Himarë me studentet iu kushtua animacionit me me mentorët.

🎞️ Të rinjtë eksperimentuan dhe i kthyen idetë në produkte konkrete nga xhirimi në montazh , ndërsa dita u mbyll me një shfaqje të filmit “Emili” në sallën “Neço Muko” nga Ajola Daja njëkohësisht edhe mentorja e të rinjve në prodhim.

#DesigningHimara #Orbis #Animacion by @bashkiahimare
0
12 hours ago
Download
📍 Aksioni derë më derë zgjerohet edhe në Pilur, Kudhës dhe Qeparo.

Nga e hëna, 12 tetor, ekipet e terrenit nisin punën në këto tre fshatra për evidentimin dhe trajtimin e të gjitha banesave pa dokumentacion pronësie.

🏠 Përfshihen në trajtim edhe banesat për të cilat nuk është bërë më parë kërkesë.

🤝 Ftojmë banorët të bashkëpunojnë me grupet e terrenit dhe të jenë të pranishëm gjatë verifikimeve në banesat e tyre. by @bashkiahimare
7
15 hours ago
Download
🎬 Himara, më pranë kinemasë dhe krijuesve të saj!

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, zhvilloi një takim me personalitete të kinematografisë dhe përfaqësues të programit “Rezidenca e Kinemasë”: Karafil Shena, Iris Elezi, Artur Dauti, Eduart Makri, Ajola Daja.

Në qendër të diskutimit ishte potenciali i Himarës për zhvillimin e industrisë së kinemasë, si dhe mundësitë për përfshirjen e të rinjve në procesin krijues, përmes punëtorive, edukimit mbi filmin dhe bashkëpunimit me profesionistë të fushës.

📽️ Vëmendje e veçantë iu kushtua shfrytëzimit të potencialit të plotë të sallës “Neço Muko”, për ta kthyer atë në një hapësirë aktive gjatë gjithë vitit, me shfaqje filmash, takime me krijues dhe veprimtari kulturore e edukative.

U diskutua gjithashtu vijimi i takimeve periodike, për t’i konkretizuar idetë në nisma dhe bashkëpunime që pasurojnë jetën kulturore të qytetit dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë.

#BashkiaHimarë #Himarë #Kinemaja #RezidencaEKinemasë #MeJuDhePërJu by @bashkiahimare
0
19 hours ago
Download
📍 Pastruam mbetjet në zonën e portit!

Mbetje të ndryshme, të hedhura kryesisht nga pronarët e mjeteve të lundrimit, kishin krijuar një situatë shqetësuese në zonën e portit në Himarë.

⚠️ Veçanërisht mbetjet teknologjike dhe ato me përmbajtje hidrokarburesh janë të dëmshme si për tokën, ashtu edhe për ujin.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike larguan të gjitha mbetjet e lëna në këtë zonë, duke rikthyer pastërtinë.

🌱 Publikimi i këtyre imazheve është një ftesë për çdo qytetar dhe sipërmarrës që të shmangë ndotjen dhe të kontribuojë për një mjedis të përbashkët më të pastër.

#BashkiaHimarë #Himarë #QytetiYnë #MeJuDhePërJu #MjedisIPastër by @bashkiahimare
0
19 hours ago
Download
🎭 Nga emocionet e shfaqjes “Për një fjalë goje” me regji te Altin Bashës dhe aktorët Ledion Zoin, Endrit  Llabut dhe Ledio Lakon.

Një shfaqje e sjellë për herë të parë në sallën “Neço Muko” në Himarë për audiencën. by @bashkiahimare
0
2 days ago
Download
🎬 Në ditën e dytë studentët panë në praktikë punën me animimin dhe dhe prapaskenat e kinematografisë.

Në Shtëpinë e Këmborave, studentët punuan me Artur Dautin për animacionin, ndërsa në terren, me Ajola Dajën, eksploruan procesin e filmbërjes. Një ditë për të eksperimentuar, bashkëpunuar dhe kthyer idetë në prodhime artistike.

#Himarë #Animacion #Filmbërje #DesigningHimara #Orbis by @bashkiahimare
0
2 days ago
Download
Himara të mirëpret edhe në tetor, me të njëjtën bukuri dhe më shumë qetësi për ta shijuar. 💙

#Himarë #VisitHimara #BashkiaHimarë #AtyKuDielliPrekDetin by @bashkiahimare
0
2 days ago
Download
🎬 “EMILI”, një film nga Ajola Daja, vjen sot në Himarë me aktorët Luiza Xhuvanin, Lulzim Zeqjan dhe Noel Mirakën.

📍 Salla “Neço Muko”, Himarë
🕕 Ora 18.00

Ju presim për një mbrëmje me kinemanë shqiptare!

#KinemaShqiptare #Himarë by @bashkiahimare
0
3 days ago
Download
🎬 Në kuadër të projektit “Designing Himara”, u zhvillua dita e parë e Rezidencës së Kinemasë, me pjesëmarrjen e dhjetëra të rinjve të qytetit.

Përmes punëtorive, bisedave dhe aktiviteteve praktike, të rinjtë do të punojnë gjatë këtyre ditëve me mentorë profesionistë të kinemasë dhe animacionit, duke njohur nga afër procesin krijues.

Dita u mbyll me shfaqjen e filmit “Shpella e Piratëve”, në praninë e regjisorit Eduart Makri, me të cilin të rinjtë patën mundësi të bashkëbisedonin rreth filmit dhe realizimit të tij.

Rezidenca vijon me punëtori krijuese, shfaqje filmash dhe aktivitete që i ftojnë të rinjtë të zbulojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre artistike.

#BashkiaHimarë #DesigningHimara #RezidencaEKinemasë by @bashkiahimare
0
3 days ago
Download
Porto Palermo, ende ngrohtë dhe pastër!

Një pastrim i përgjithshëm në Porto Palermo. Plazhi, rruga nacionale, rrugicat që të çojnë drejt kalasë dhe mjedise të tjera publike e natyrore u pastruan nga punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Moti i ngrohtë gjatë shtatorit bëri që zona të vijonte të frekuentohej nga vizitorët, ndaj kujdesi ynë për pastërtinë vazhdon.

♻️ Publikimi i këtyre imazheve është një ftesë për këdo që ndalon dhe kalon pak kohë këtu: të mos i hedhë mbetjet në hapësirat publike dhe mjediset natyrore, por në vendet e caktuara nga bashkia.

#BashkiaHimarë #PortoPalermo #HimarëEPastër #MeJuDhePërJu by @bashkiahimare
0
4 days ago
Download
☀️ Me këtë pamje nga Tërbaçi, ju përshëndes dhe ju uroj një fundjavë të mbarë!

🍂 Kalendari i udhëtimeve nuk mbyllet me verën. Mes peizazheve malore dhe mikpritjes vendase, fundjavat e vjeshtës janë një mundësi për të kaluar kohë në natyrë dhe për të njohur vende të reja. by @bashkiahimare
1
4 days ago
Download
×

Download all media on this page

Photos Videos
back to up