Instagram story viewer> @classeditorials> Posts
1K
followers
1
following
Qëndrime, reflektime, kritika mbi tema të ndryshme nga stafi editorial i @revistaclass_ , njerëz të medias dhe lexues të thjeshtë
Dërgo shkrimin tënd👇
POSTS STORIES REELS TAGGED
Nuk duam më të ikim, por as s’dimë pse duam të rrimë.
Ndoshta jemi brezi i parë që s’e ka luksin e ëndrrës as të asaj që ikën, as të asaj që rri. by @classeditorials
65
a year ago
Download
Dy fjalë shpejt e shpejt:

Me vetëm tre ndeshje futbolli, ekipi ynë Kombëtar, djemtë tanë arritën të bëjnë atë që politikanët dhe institucionet kanë dështuar gjithnjë ta bëjnë në shumë vite: të bashkojnë shqiptarët rreth një qëllimi të përbashkët dhe t’i tregojnë botës shpirtin e kombit tonë. 

Në grupin e Ferrit, kujt do ia merrte mendja që do shënonim golin më të shpejt të historisë të Europianit vs Italia, të bënim të vuanin Azzurrit, të dhuronim shfaqje me Kroacinë e Modriç dhe t’i bënim ball Spanjës pretendente për të fituar Euro2024 me këtë lojë.

Këta djemë na falën një ndjenjë krenarie dhe madhështie. 

Shqipëria e fitoi Europianin e saj! Po, po E FITOI! 

Shqiptarët fituan duke ndryshuar narrativën dhe duke frymëzuar për të ëndërruar. Një vend i vogël, në Ballkan, aq i paragjykuar e i varfër nga çdo aspekt mund të fluturojë si shqiponjë dykrenare drejt nivelit më të mirë, me punë të palodhur, shpirt kolektiv dhe një ëndërr të pamposhtur. 

Quajeni “ËNDRRA SHQIPTARE”! 

Ky Europian i dha Shqipërisë një mundësi fantastike, me vlerë më shumë se çdo buxhet për PR apo reklamë. Të qenit shqiptar është “in”.

Ju duam djema! Sonte kemi festë sepse kemi fituar! by @classeditorials
148
2 years ago
Download
Do ishte qesharak çdo shkrim mbushur me superlative për Alban Skënderajn. Ndaj në vend të kësaj vendosa të ndaj me ju ‘një fletë ditari; me të gjitha mendimet që pata në mendje gjatë “Motivit”.📝🫶 by @classeditorials
91
2 years ago
Download
Më vjen shpesh ndër mend ajo thënia që qarkullon online: “Vendi im është shumë i vogël për ëndrrat e mia të mëdha.” Nuk e di kush e ka thënë, por e di që është realiteti i shumë të rinjve shqiptarë.

Shqipëria është një vend kaq i bekuar, sa të dhemb kur e sheh të mallkuar nga keqqeverisja. Konica e ka thënë bukur: “Shqipëria është një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen njëfarë urrejtjeje kundër bukurisë.”

Sot, një nga bukuritë më të mëdha të këtij vendi janë të rinjtë e tij. Dhe është e tmerrshme t’i braktisësh kështu. by @classeditorials
113
13 days ago
Download
Kur u bë më e lehtë të zëvendësosh dikë sesa ta zgjedhësh atë pareshtur? by @classeditorials
0
21 days ago
Download
Një shkrim nga Ben Blushi ✍️ by @classeditorials
21
a month ago
Download
Çfarë mendoni për këtë këndvështrim të Kreshnik Spahiut? by @classeditorials
115
a month ago
Download
Në një dasmë ekziston një marrëveshje e pashkruar: nusja është dielli dhe të gjithë të tjerët, përfshirë hallën që ka veshur pa dashje një fustan pothuajse të bardhë, duhet të rrotullohen me kujdes rreth saj.

Fotografi duhet ta ndjekë atë. Muzika ndalet për të. Të ftuarit presin hyrjen e saj. Edhe njerëzit që nuk kanë folur me të prej vitit 2017 postojnë një fotografi dhe shkruajnë: “Më e bukura e botës”.

Pastaj, në mes të dasmës së Kidës dhe Ajbit në Romë, ora kaloi dymbëdhjetë dhe Luana Vjollca pati guximin të kishte ditëlindjen.

Pikërisht atë natë. 

Por Kida kishte gjithë Romën, dasmën dhe natën e saj. Disa minuta për Luanën nuk i morën asgjë. Përkundrazi, mes gjithë asaj madhështie, ato pak minuta e bënë atë Kida e madhërishme.

P.S. Gëzuar ditëlindjen, Luana! by @classeditorials
24
a month ago
Download
Këto janë thjesht disa sugjerime krejt rastësore, ndaj as nuk kam dashur t’i vë një emër apo një “epitet” kësaj liste. Ndoshta edhe sepse ende nuk mendoj se e kam përfunduar listën time të librave të preferuar.

Shumë libra që dua nuk i kam përfshirë fare, sepse janë tituj që me shumë mundësi i keni parë kudo. Disa të tjerë, edhe pse i keni parë një mijë herë, nuk munda t’i lija jashtë. Kam një dobësi të madhe për letërsinë klasike dhe zakonisht aty rikthehem më shpesh, por në fund rëndësi ka shumë më tepër të lexoni sesa çfarë lexoni.

Edhe unë jam ende një lexuese në fillimet e saj, me shumë më tepër libra për të zbuluar sesa libra të lexuar, prandaj kjo nuk është aspak një listë “definitive”. Janë thjesht disa libra që më kanë lënë diçka, më kanë bërë të mendoj, më kanë prekur ose më kanë hapur derën te autorë që sot i dua shumë.

Merrni prej saj çfarë ju ngacmon kureshtjen. Dhe mbi të gjitha: lexoni. Kjo është e vetmja pjesë e listës për të cilën jam vërtet e sigurt. by @classeditorials
9
2 months ago
Download
Do të them diçka që nuk është më në modë. by @classeditorials
8
3 months ago
Download
Që kur po e ndajmë dashurinë në flamuj të kuq dhe jeshilë? by @classeditorials
3
3 months ago
Download
Koment satirik në formë poezie. by @classeditorials
3
3 months ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up