Instagram story viewer> @ervindemo> Posts
26.3K
followers
163
following
Ministër i Punëve të Brendshme 🇦🇱
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor (2025-2026)
Kryetar i Bashkisë Berat (2019-2025)
POSTS STORIES REELS TAGGED
Download All
Pas gjashtë vitesh në Francë, Elisa Hasanaj u kthye në Shqipëri. Këtu e priste një dëshirë që nuk lidhej me diplomën e saj: të vishte uniformën e policisë.

Sot, 25-vjeçarja nga Shkodra ka dy vite që shërben në Policinë e Shtetit, në kufirin që për shumëkënd është pikënisje për një jetë jashtë vendit. Për Elisën, është vendi ku po ndërton jetën pas kthimit.

Në Francë kreu shkollën profesionale për menaxhim dhe administrim. Kur u kthye, zgjodhi t’i jepte një drejtim tjetër jetës profesionale, duke ndjekur pasionin për policinë.

“Jam kthyer në Shqipëri për të jetuar dhe kam hyrë në polici, pasi e kisha pasion”, thotë ajo.

E thotë thjesht, në një fjali që përmbledh dy vendime të rëndësishme: ku donte të jetonte dhe çfarë donte të bënte.

Elisa shërben në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, si operatore e sistemit të kamerave. Puna e saj kërkon përqendrim, durim dhe vëmendje ndaj detajeve. Përpara ekraneve, i duhet të ndjekë me kujdes atë që ndodh në një vend ku lëvizja e njerëzve dhe e mjeteve është pjesë e përditshmërisë.

Është një anë e shërbimit kufitar që udhëtarët rrallë e shohin. Pas kamerave është një njeri që vëzhgon, që duhet të jetë i vëmendshëm edhe kur gjithçka duket e zakonshme. Prej dy vitesh, këtë përgjegjësi e mban edhe Elisa.

Gjashtë vitet në Francë mbeten pjesë e historisë së saj. Por kur flet për jetën që ka zgjedhur, fjalia nis me kthimin në Shqipëri. Aty ku pasioni për uniformën u bë profesioni i saj.

#PasUniformës
#ElisaHasanaj by @ervindemo
22
2 hours ago
Download
📍 Në testimin për Patrullën e Përgjithshme, së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe rektorin e Akademisë së Sigurisë, pranë kandidatëve që synojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit.

Interesi në rritje është një lajm i mirë dhe një përgjegjësi për të përzgjedhur e përgatitur njerëz të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj detyrës.

Të zgjedhësh këtë profesion do të thotë të zgjedhësh shërbimin ndaj qytetarit, respektin për ligjin dhe përgjegjësinë për ta dëshmuar këtë çdo ditë me punë.

Suksese të gjithë kandidatëve dhe falenderime stafit të angazhuar në mbarëvajtjen e testimit. 

Fitofshin më të mirët! 🇦🇱 by @ervindemo
25
a day ago
Download
📍 Kuvendi i Shqipërisë

Reforma territoriale ka një qëllim të qartë: bashki më të forta, shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve. Suksesi i saj do të matet jo vetëm me ndryshimet institucionale, por mbi të gjitha me rezultatet konkrete në jetën e përditshme të çdo komuniteti.

Reforma territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve.

Përpara nesh është një punë e rëndësishme që duhet të nisë me një analizë të detajuar të funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive: çfarë funksionon, çfarë duhet përmirësuar, cilat kompetenca duhen forcuar dhe cilat shërbime mund të ofrohen më mirë në nivel vendor.

Decentralizimi nuk është thjesht transferim kompetencash. Ai duhet të shoqërohet me burime financiare, kapacitete administrative dhe mekanizma të qartë llogaridhënieje.

Synimi ynë është një pushtet vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve.

Suksesi i reformës nuk do të matet me numrin e bashkive apo me ndryshimet në hartë, por me atë që ndryshon realisht në jetën e qytetarëve. 🇦🇱 taken in Parlamenti Shqiptar by @ervindemo
23
a day ago
Download
🇦🇱🇸🇪 Një polici më pranë qytetarëve, që dëgjon shqetësimet e tyre dhe reagon me profesionalizëm. Ky është qëllimi që na bashkon në bashkëpunimin me Suedinë, të cilit i kushtuam vëmendje në takimin me ambasadorin suedez, Niklas Ström.

Mbështetja suedeze për policimin në komunitet ndihmon në forcimin e besimit mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Pjesë e rëndësishme e kësaj pune janë reagimi ndaj dhunës në familje, bashkëpunimi me shkollat dhe përfshirja e bashkive në adresimin e problemeve të sigurisë.

Mirënjohës për këtë mbështetje të vazhdueshme, që na ndihmon të ndërtojmë një shërbim policor më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre. by @ervindemo
23
2 days ago
Download
📍 Akademia e Sigurisë

Policia që duam të kemi nesër fillon nga Akademia që ndërtojmë sot.

Në takimin me stafin akademik, kërkova një qasje të plotë për zhvillimin e Akademisë: një vizion të qartë se ku duhet të jemi pas pesë vitesh dhe një plan konkret për të arritur atje.

Formim më cilësor, mbështetje për pedagogët, investime në infrastrukturë e teknologji dhe partneritet i qëndrueshëm me akademitë më të mira evropiane. Puna në Akademi duhet të jetë nder dhe përgjegjësi, sepse këtu përgatiten njerëzit që do t’i shërbejnë qytetarit për dekada.

Mbështetja jonë do të jetë konkrete. Por ajo duhet të shoqërohet me objektiva, afate dhe angazhim të përditshëm për ta çuar përpara këtë ndryshim, duke ndërtuar mbi përvojën dhe kontributin e stafit. 🇦🇱 taken in Akademia E Sigurise by @ervindemo
18
3 days ago
Download
📍 Akademia e Sigurisë

Sot nis një rrugëtim i ri për studentët që zgjedhin t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve përmes uniformës së Policisë së Shtetit. 🇦🇱

Akademia është vendi ku nis të ndërtohet polici i së ardhmes: i përgatitur, profesional, me standarde evropiane dhe mbi të gjitha pranë qytetarit.

Përvoja e punonjësve që kanë kontribuar ndër vite dhe energjia e aftësitë e brezit të ri janë forca jonë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të ndërtuar një Polici Shteti gjithnjë e më të denjë për besimin e qytetarëve.

Suksese studentëve në këtë vit të ri akademik! 🇦🇱 taken in Akademia E Sigurise by @ervindemo
31
3 days ago
Download
📍 Akademia e Sigurisë

Nga auditorët e Akademisë së Sigurisë nis formimi i brezit të ri të Policisë së Shtetit. Studentët që nisin sot këtë rrugëtim marrin përsipër një mision që shkon përtej uniformës: t’i shërbejnë qytetarit me profesionalizëm, integritet dhe respekt për ligjin.

Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj. Ajo kërkon përgatitje, disiplinë, respekt për qytetarin dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.

Një standard i ri duhet të nisë pikërisht nga brezi i ri, me dije, përgatitje dhe një kulturë të fortë shërbimi. Standardet evropiane ndërtohen që në auditor dhe dëshmohen çdo ditë në terren.

Shqipërisë i duhet një Polici moderne, profesionale dhe pranë qytetarit, ku autoriteti i uniformës buron nga ligji, integriteti dhe besimi i publikut.

Suksese studentëve dhe stafit akademik në vitin e ri! 👮‍♂️👮‍♀️🇦🇱 taken in Akademia E Sigurise by @ervindemo
19
3 days ago
Download
📍 Shkodër | Në shkollën “Kolë Idromeno”, ku rikonstruksioni i plotë ka krijuar kushte moderne për rreth 400 nxënës dhe mësues.

Investimet në shkolla janë investime të drejtpërdrejta në sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Godina të sigurta, ambiente funksionale, akses për personat me aftësi të kufizuara dhe hapësira të përshtatshme për mësim, sport e aktivitete krijuese janë pjesë e standardit që duhet të garantojmë në çdo shkollë.

Por shkolla e sigurt nuk është vetëm infrastruktura. Është një mjedis ku fëmijët duhet të ndihen të mbrojtur brenda dhe jashtë saj, ku institucionet, shkolla, familja dhe Policia e Shtetit bashkëpunojnë çdo ditë për sigurinë e tyre.

Investimi në “Kolë Idromeno”, i bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Shkodër, është një shembull konkret i asaj që sjell bashkëpunimi mes qeverisë dhe pushtetit vendor.

Shkolla më të mira. Shkolla më të sigurta. Më shumë siguri për fëmijët tanë. 🇦🇱 by @ervindemo
24
4 days ago
Download
📍 Shkodër | Bashkëpunimi mes institucioneve në territor duhet të jetë një standard pune në çdo bashki të vendit.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore, theksuam nevojën për komunikim të përditshëm, përgjegjësi të qarta dhe zgjidhje në kohë të problematikave të komunitetit.

Bashkitë, prefekturat dhe strukturat vendore të institucioneve qendrore duhet të veprojnë në koordinim, duke njohur nevojat e çdo territori dhe duke ndjekur së bashku zgjidhjen e tyre. Qytetari duhet ta ndiejë këtë bashkëpunim në cilësinë e shërbimeve dhe në përgjigjen që merr nga institucionet.

Në këtë drejtim, po punojmë për riorganizimin e strukturës së prefekturave dhe forcimin e rolit të tyre në koordinimin institucional dhe vlerësimin në kohë reale të situatave. Nevojat e sotme kërkojnë një organizim më funksional dhe më pranë territorit.🇦🇱 by @ervindemo
19
4 days ago
Download
📍 Shkodër

Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, takuam drejtuesit dhe punonjësit e Policisë në Shkodër, me një kërkesë të qartë: objektiva të matshëm, rezultate të qëndrueshme dhe goditje pa kompromis ndaj kriminalitetit, me fokus të veçantë te parandalimi.

Punonjësit e Policisë do të kenë mbështetjen tonë për kushte më të mira pune, mjete të përshtatshme dhe trajtim financiar më dinjitoz. Por më shumë mbështetje do të thotë edhe më shumë përgjegjësi: standard më i lartë shërbimi, më shumë prani në territor dhe më shumë siguri për qytetarët.

Në një qark ku turizmi shtrihet nga malet deri në bregdet, siguria është kusht për zhvillimin dhe kërkon bashkëpunim të përditshëm mes Policisë dhe institucioneve vendore.

Sot vlerësuam me dekorata edhe inspektoren Elisa Elez Hasanaj, operatore e sistemit të kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, dhe inspektorin Rigers Sekja, punonjës i Forcave të Posaçme “Shqiponja”. Dy të rinj nga Shkodra që, me rreth tre vite shërbim në Policinë e Shtetit, janë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në detyrë.

Mirënjohje çdo efektivi që i shërben qytetarit me ndershmëri dhe përkushtim. Besimi tek uniforma fitohet çdo ditë, me punë dhe me vepra. 🇦🇱 taken in Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër by @ervindemo
59
4 days ago
Download
Një ekip i ri drejtues për sfidat që kemi përpara në pushtetin vendor.

Sot prezantuam Oltjon Muzakën, zëvendësministër që do të ndjekë çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizon, drejtoreshë e re e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Pushteti vendor përballet sot me sfida që kërkojnë një ritëm dhe një standard të ri pune: reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, programe si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0 duhet të përkthehen në zhvillim konkret në territor, më shumë mundësi për komunitetet dhe një profil të ri për qytetet dhe zonat rurale.

Na duhet koordinim më i fortë, lidership dhe angazhim maksimal nga i gjithë ekipi.

Synimi është i qartë: një pushtet vendor më i aftë, më modern dhe më pranë qytetarit. 🇦🇱 taken in Ministria e Brendshme by @ervindemo
36
5 days ago
Download
German cultural week 🇦🇱🇩🇪

Tirana❤️ taken in Tirana, Albania by @ervindemo
16
6 days ago
Download
×

Download all media on this page

Photos Videos
back to up