Posted On: October 14th 2026, 08:51 pm
Një video e realizuar nga Eniko Mosi sjell pamje nga fushata arkeologjike e vjeshtës 2026 në Sardë (Shurdhah), në luginën e Drinit. Kërkimet zhvillohen në kuadër të programit “Komani”, nën drejtimin e studiueses Etleva Nallbani. Misioni franko-shqiptar përqendrohet te organizimi i qytetit mesjetar, fortifikimet, objektet e kultit dhe praktikat e varrimit. Në këtë projekt bashkëpunojnë studiues dhe studentë nga të dy vendet, duke sjellë njohuri të reja për historinë mesjetare të rajonit.