Instagram story viewer> @shkodrazone> Posts
9.8K
followers
479
following
šŸŽ­ KulturĆ« | šŸ› Histori | 🧭 TurizĆ«m | ⚽ Sport
GjithƧka qĆ« Ć«shtĆ« ā€œShkodĆ«rā€ nĆ« njĆ« platformĆ« tĆ« vetme #ShkodraZone
šŸ“ ShkodĆ«r (ALB) šŸ‡¦šŸ‡±
POSTS STORIES REELS TAGGED
Armir Grima është zgjedhur kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Zgjedhjet u zhvilluan këtë të premte në stadiumin ā€œLoro Boriçiā€, pas dorëheqjes së Lazër Matisë. Nga 21 shoqata me të drejtë vote në Qarkun Shkodër, 20 prej tyre kishin propozuar Grimën si kandidat të vetëm. Ish-portieri dhe kapiteni i Vllaznisë, njëkohësisht trajneri i Kombëtares së vajzave merr drejtimin e shoqatës pas një karriere të gjatë në futbollin shqiptar, duke nisur një kapitull të ri në drejtimin e futbollit rajonal. by @shkodrazone
0
3 hours ago
Download
Dita e dytë e protestës në Shkodër, situatë e qetë dhe të rinj me flamuj kombëtarë by @shkodrazone
0
5 hours ago
Download
Vjeshtë me diell në Shkodër, parqet mbeten vende të preferuara për qytetarët by @shkodrazone
0
5 hours ago
Download
Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale për angazhimin e pretenduar të policëve nga Serbia gjatë protestës së 15 tetorit. Sipas saj, në tubim kanë qenë të pranishëm vetëm efektivë shqiptarë, të angazhuar sipas planit të masave. Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të nxisin tensione përmes ndjenjave nacionaliste dhe të cenojnë besimin e qytetarëve te institucioni. by @shkodrazone
0
6 hours ago
Download
Edhe në moshën 91-vjeçare, Gjokë Vata vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe poezi. Artisti shkodran, i cili nuk shikon që nga fëmijëria, ruan pasionin për krijimtarinë dhe pak muaj më parë botoi librin ā€œFrymëzime poetikeā€. Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, historia e tij sjell mesazhe për vullnetin, sfidat dhe përfshirjen e personave që nuk shikojnë. Për Gjokë Vatën, mosha dhe vështirësitë nuk e kanë zbehur dëshirën për të krijuar dhe për të ndarë artin e tij me të tjerët. by @shkodrazone
0
17 hours ago
Download
Ekspozita personale ā€œShtegtimet e Bardhaā€ e skulptorit Sabri Shaqiri është çelur së fundmi në Galerinë ā€œOdaā€ në Shkodër. Përmes punimit të gurit, artisti sjell krijime që shprehin ide dhe emocione, duke ndërthurur mjeshtërinë me imagjinatën. Kuratori Genc Rezniqi vë theksin te koncepti artistik dhe mesazhet e veprave të ekspozuara. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor, duke u dhënë mundësi artdashësve të njihen nga afër me krijimtarinë e Shaqirit dhe artin e skulpturës në gur. by @shkodrazone
0
a day ago
Download
Komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Rama, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë tensioneve përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Rama është goditur me gur në kokë, duke pësuar një plagë të rëndë. Për shkak të gjendjes kritike dhe rrezikut për jetën, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. by @shkodrazone
64
a day ago
Download
Tensionohet protesta në Shkodër, protestuesit godasin me gurë ndërtesën e Bashkisë by @shkodrazone
18
a day ago
Download
Protesta përfshin edhe Shkodrën, studentët bojkotojnë mësimin dhe marshojnë në rrugët e qytetit by @shkodrazone
3
a day ago
Download
Në Shkodër u zhvillua një takim në kuadër të projektit ā€œFrom Mountainscapes to Micro-Routesā€, me pjesëmarrjen e rreth 20 përfaqësuesve të institucioneve dhe udhërrëfyesve lokalë. Gjatë aktivitetit u prezantua një mikro-itinerar pilot për Thethin, ndërsa pjesëmarrësit propozuan ide për rrugë të reja turistike. Nisma synon promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Thethit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më të organizuara dhe të përshtatura sipas interesave të tyre. by @shkodrazone
0
a day ago
Download
Një video e realizuar nga Eniko Mosi sjell pamje nga fushata arkeologjike e vjeshtës 2026 në Sardë (Shurdhah), në luginën e Drinit. Kërkimet zhvillohen në kuadër të programit ā€œKomaniā€, nën drejtimin e studiueses Etleva Nallbani. Misioni franko-shqiptar përqendrohet te organizimi i qytetit mesjetar, fortifikimet, objektet e kultit dhe praktikat e varrimit. Në këtë projekt bashkëpunojnë studiues dhe studentë nga të dy vendet, duke sjellë njohuri të reja për historinë mesjetare të rajonit. by @shkodrazone
0
2 days ago
Download
Në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër është hapur një ekspozitë kushtuar letërsisë amerikano-latine gjatë regjimit komunist. Përmes librave dhe dokumenteve arkivore, ekspozita tregon se si veprat e autorëve të huaj përdoreshin edhe për qëllime propagandistike. Përgjegjësi i muzeut, Pjerin Mirdita, u ndal te ndikimi i ideologjisë, ndërsa kuratori Xherardo Nikjari prezantoi koleksionin e librave të ruajtur nga dy bibliotekat e qytetit. by @shkodrazone
0
2 days ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up