Instagram story viewer> @profitplus.al> Posts
7.7K
followers
245
following
Simplifying your finances and financial solutions. We add value to your numbers šŸ“ŠšŸ“ˆāš–ļø
Contact Chartered Accountants herešŸ‘‡:
šŸ“ž 068 84 16 008
POSTS STORIES REELS TAGGED
***PROFIT PLUS*** 
"adding values to your numbers"
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
#profitplus #addingvalue #integrity #reliability #financialfreedom #financialliteracy #partner #accounting #accountant #charteredaccountant #accountmanagement by @profitplus.al
0
2 years ago
Download
Profit Plus Accounting by @profitplus.al
0
2 years ago
Download
↪Profit Plus Accounting&Consulting

#profitplus #accounting #bussinessolutionšŸ’” #businessoffice #zyrekontabiliteti #kontabelimiratuar #kontabiliteti by @profitplus.al
0
2 years ago
Download
ā€œKam shitur shumë këtë muaj… por ku shkuan paratë?ā€ šŸ¤”

Përgjigjja shpesh fshihet mes faturave të papaguara, stokut të blerë dhe shpenzimeve të vogla që mblidhen çdo ditë.

Xhiroja, fitimi dhe gjendja në bankë tregojnë tri gjëra të ndryshme. Kur i ndjek të tria, kupton më qartë si po ecën biznesi dhe çfarë mund të përmirësosh.

šŸ“Š Profit Plus Accounting

#ProfitPlusAccounting #Kontabilitet #Financa #Biznes #profitplus by @profitplus.al
0
11 days ago
Download
🩺 KE PAK PUNONJËS? 
EDHE BIZNESI YT DUHET TË SIGUROJË MJEKUN E PUNËS!

Kush e ka këtë detyrim?
Sipas Inspektoratit të Punës, çdo subjekt me punëmarrës, pavarësisht aktivitetit dhe numrit të tyre, duhet të sigurojë shërbimin e mjekut të punës.

šŸ“Œ Cilat janë kriteret?
Numri i punëmarrësve dhe klasifikimi i ndërmarrjes në grupet A, B, C ose D përcaktojnë organizimin e shërbimit:

ā–Ŗļø Grupet A dhe B: një mjek pune për çdo 700 punëmarrës.
ā–Ŗļø Grupet C dhe D: një mjek pune i kontraktuar nga jashtë për çdo 1 500 punëmarrës.

Këto shifra nuk përjashtojnë bizneset më të vogla nga detyrimi!

šŸ‘Øā€āš•ļø Duhet patjetër të punësohet me kohë të plotë?
Shërbimi mund të organizohet me kohë të plotë, të pjesshme ose me mjek që mbulon disa subjekte, sipas kërkesave përkatëse.

šŸ“‹ Çfarë siguron ky shërbim?
Kontrollin paraprak shëndetësor, vlerësimin e përshtatshmërisë për punën dhe kontrollet periodike sipas rreziqeve profesionale.

āš–ļø Baza ligjore: VKM nr. 108, datë 9.2.2011, e ndryshuar me VKM nr. 632, datë 15.7.2015; VKM nr. 639, datë 7.9.2016.

.
.
.
.
.
.

#MjekuIPunës #SiguriaNëPunë #ShëndetiNëPunë #Biznes #profitplus by @profitplus.al
0
14 days ago
Download
Me VKM nr. 141, datë 06.03.2026, është përcaktuar skema e kompensimit të kontributeve të punëdhënësit për koston shtesë që krijohet si rezultat i rritjes së pagës minimale.

šŸ’° Kompensimi është në masën 16.7% të diferencës ndërmjet pagës së punonjësit në shtator 2025 dhe pagës minimale prej 50,000 lekësh, sipas kritereve të përcaktuara në vendim.

šŸ“… Periudha e kompensimit: Janar – Shtator 2026
ā³ Afati i aplikimit: 31 Tetor 2026
šŸ’» Aplikimi kryhet elektronikisht në e-Albania.

āš ļø Mos e lini aplikimin për ditët e fundit! Kontrolloni nëse subjekti juaj dhe punonjësit plotësojnë kriteret për përfitim.

šŸ“© Për informacion dhe asistencë me aplikimin, na kontaktoni

#ProfitPlusAccounting #Kontabilitet #Tatime #Biznes #Punedhenes PagaMinimale Kontribute SigurimeShoqerore VKM141 eAlbania BiznesShqiperi by @profitplus.al
0
19 days ago
Download
šŸ’³ POS/POI – një detyrim që bizneset nuk duhet ta lënë për në fund!

Në zbatim të ndryshimeve në Ligjin për Procedurat Tatimore, tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë, dhe që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtuara, duhet të pajisen me terminal POS/POI.

šŸ“Œ Çfarë duhet të dini?

ā–Ŗļø POS/POI duhet të mundësojë pranimin e pagesave elektronike nga klientët.
ā–Ŗļø Detyrimi zbatohet në çdo pikë shitjeje ku biznesi ushtron aktivitetin dhe kryen shitje.
ā–Ŗļø Nëse një kompani ka disa pika shitjeje, duhet të verifikojë detyrimin për secilën prej tyre.
ā–Ŗļø Për kategoritë për të cilat zbatohet afati i përgjithshëm, pajisja me POS/POI duhet të realizohet jo më vonë se 31 dhjetor 2026.

āš ļø Kujdes: Ligji parashikon edhe kategori të përjashtuara nga ky detyrim, ndaj çdo biznes duhet të verifikojë nëse përfshihet ose jo në detyrimin për POS/POI.

šŸ“š Baza ligjore:
Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, ā€œPër procedurat tatimore në Republikën e ShqipëriseĢˆā€, i ndryshuar – neni 59/3.

ā³ Mos prisni 31 dhjetorin!
Kontrolloni në kohë detyrimin dhe merrni masat për pajisjen e pikave të shitjes me POS/POI.

šŸ“© Për informacion dhe asistencë:
PROFIT PLUS ACCOUNTING

#ProfitPlusAccounting #POS #POI #Biznes #Tatime #Kontabilitet #BiznesShqiperi #PagesaElektronike #LegjislacionTatimore #Sipermarrje by @profitplus.al
1
20 days ago
Download
šŸ“¢ Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare!

Me Ligjin nr. 87/2026 janë miratuar ndryshime të rëndësishme në Ligjin nr. 25/2018, duke e afruar më tej raportimin financiar në Shqipëri me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Nga zgjerimi i informacioneve në shënimet shpjeguese dhe Deklarata e Pajtueshmërisë, deri te raportimi i qëndrueshmërisë dhe kërkesat e reja për grupet e mëdha – raportimi financiar po hyn në një fazë të re.

šŸ“Œ E rëndësishme: jo të gjitha kërkesat e reja zbatohen për çdo biznes dhe disa prej tyre kanë afate të veçanta zbatimi.

Ruaje këtë postim për ta pasur si referencë. šŸ“Œ

#Kontabilitet #PasqyratFinanciare #LigjiKontabilitetit #Kontabilist #Biznes #Financa #RaportimFinanciar #Ligji872026 #Tatime #Sipermarrje #BiznesShqiptar #ProfitPlusAccounting by @profitplus.al
0
21 days ago
Download
Entrepreneur Spotlight ✨
🌟 ā€œ40 Under 40ā€ – Edicioni V
šŸ“ 17/40
Aurela Hasani – Profit Plus Accounting & Consulting
Aurela Hasani është themeluese e Profit Plus Accounting & Consulting, një studio kontabiliteti dhe konsulence financiare me bazë në Lezhë, me portofol klientësh të shtrirë nga Shkodra në Sarandë. šŸ’«
E diplomuar me rezultate të larta në Financë-Kontabilitet nga Universiteti i Tiranës në 2010, e certifikuar si Eksperte Fiskale në 2017 dhe Kontabiliste e Miratuar në 2019, Aurela ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në financat publike dhe sektorin privat. šŸ“Š
Duke e kthyer këtë eksperiencë në themelin e një studioje që sot shërben biznese të të gjitha madhësive në të gjithë Shqipërinë, për të, kontabiliteti nuk është thjesht balancim librash — është kontribut në themelimin e historisë së çdo biznesi. šŸ’Ŗ
✨ Nominimet për Edicionin VI të ā€œ40 Under 40ā€ janë të hapura!
šŸ”— Nomino një sipërmarrës/e të suksesshme në linkun në BIO dhe në linkun në vijim: https://bloconomy.al/40-under-40/
#40Under40 #ProfitPlus #Accounting #Finance #WomenInBusiness AlbanianSuccess Entrepreneurship BLOconomy EntrepreneurSpotlight by @profitplus.al
11
a month ago
Download
šŸ“˜ A E KENI REGJISTRIN E VENDIMEVE TË ORTAKËVE?
Një dokument që shumë biznese e harrojneĢˆā€¦ por ligji e parashikon qartë. šŸ‘€

āš–ļø Sipas Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 ā€œPër tregtarët dhe shoqëritë tregtareā€, i ndryshuar, vendimmarrja e ortakëve duhet të dokumentohet në mënyrën e përcaktuar nga ligji. 

šŸ“Œ Për SHPK-në me një ortak, neni 81, pika 3 parashikon që të gjitha vendimet e ortakut të vetëm të regjistrohen në një Regjistër të Vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund të ndryshohen apo të fshihen. Ligji përcakton gjithashtu se vendimet e paregjistruara në këtë regjistër janë absolutisht të pavlefshme. 

Në regjistër dokumentohen, ndër të tjera, vendimet për miratimin e pasqyrave financiare vjetore, shpërndarjen e fitimeve dhe mbulimin e humbjeve, investimet, riorganizimin apo prishjen e shoqërisë. 

šŸ‘„ Po për SHPK-në me disa ortakë?
Sipas nenit 90 të Ligjit nr. 9901, të gjitha vendimet e Asamblesë së Përgjithshme duhet të regjistrohen në procesverbal, ndërsa administratorët janë përgjegjës për ruajtjen e kopjeve të procesverbaleve. 

Pra, nuk bëhet fjalë thjesht për ā€œnjë dokument për dosjeā€.
šŸ“‚ Është pjesë e dokumentacionit juridik të shoqërisë dhe provon çfarë është vendosur, kur është vendosur dhe nga kush është marrë vendimi.

šŸ’” Një biznes i mirëadministruar nuk ka vetëm kontabilitetin dhe tatimet në rregull. Ka edhe vendimmarrjen të dokumentuar siç duhet.

Referenca ligjore:
Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 ā€œPër tregtarët dhe shoqëritë tregtareā€, i ndryshuar — neni 81, pika 3 dhe neni 90. 

#ProfitPlusAccounting #Kontabilitet #SHPK #RegjistriIVendimeve #Ortakët AsamblejaEOrtakëve Administrator Ligji9901 DokumentacionJuridik BiznesShqipëri by @profitplus.al
0
a month ago
Download
🚨 BIZNESE, A E KENI KONTROLLUAR NËSE PËRFITONI KOMPENSIM PËR RRITJEN E PAGËS MINIMALE?

Me rritjen e pagës minimale në 50,000 lekë, VKM nr. 141, datë 06.03.2026, parashikon kompensim për kontributet e punëdhënësit për subjektet që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

šŸ“Œ Në këtë postim ju shpjegojmë:

āœ”ļø Kush përfiton
āœ”ļø Cilët punonjës merren në konsideratë
āœ”ļø Si llogaritet kompensimi
āœ”ļø Për cilën periudhë aplikohet
āœ”ļø Ku bëhet aplikimi
āœ”ļø Cili është afati i aplikimit

ā° Afati i aplikimit: 1 Prill – 31 Tetor 2026

šŸ’» Aplikimi kryhet online në e-Albania.

šŸ‘‰ Mos e lini për në fund! Kontrolloni të dhënat e biznesit tuaj dhe sigurohuni që të mos humbisni një përfitim që ju takon.

šŸ“© Për më shumë informacion ose për verifikimin e kritereve të subjektit tuaj, na kontaktoni.

#profitplus #VKM141 #Kompensim #PagaMinimale #Paga50000 #Biznes by @profitplus.al
0
2 months ago
Download
šŸ”ŽA ke një faqe në Instagram, Facebook apo TikTok ku shet produkte? Apo merr porosi online dhe i dërgon te klientëtā“

Shpesh mendojmë se, nëse aktiviteti zhvillohet vetëm online, ai mbetet ā€œi padukshëmā€. Por tregtia online mund të jetë një aktivitet ekonomik që duhet të formalizohet dhe të regjistrohet si biznes.

šŸ”Ž Si mund të identifikohen këto aktivitete nga organet kontrollueseā“

Përmes gjurmëve që lë aktiviteti online dhe ekonomik: prezenca në rrjete sociale, publikimi i produkteve dhe çmimeve, porositë, pagesat, dërgesat dhe të dhëna të tjera që lidhen me aktivitetin tregtar.

āœ…Nëse shet rregullisht online, informohu në kohë për detyrimet që ke dhe për mënyrën e regjistrimit të aktivitetit.
āœ… Regjistrimi i biznesit të ndihmon të operosh në mënyrë të rregullt, të kuptosh detyrimet e tua fiskale dhe të ndërtosh një aktivitet të qëndrueshëm.

āœ…Në mënyrë praktike, një person që dëshiron të shesë online në mënyrë të rregullt duhet të ndjekë këto hapa:
1. Të regjistrojë biznesin
2. Të përcaktojë saktë aktivitetin
3. Të publikojë të dhënat e biznesit online
4. Të respektojë rregullat e faturimit dhe fiskalizimit
5. Të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore
6. Të mbajë dokumentacionin e aktivitetit

ā€œInstagrami nuk të bën biznes. Por nëse përmes Instagramit shet rregullisht produkte dhe realizon të ardhura, atëherë aktiviteti yt mund të jetë biznes dhe duhet të formalizohet.ā€

.
.
.
.
.
.
.

.
.
.
#profitplus #TregtiOnline #BiznesOnline #RegjistrimiIBiznesit #Tatimet #Formalizimi #Sipërmarrje #Biznes by @profitplus.al
0
2 months ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up