Instagram story viewer> @erda_sallameri> Tagged
POSTS STORIES REELS TAGGED
Mëngjesi i shjshëm, por edhe një vakt i shpejtë pas shkolle! 
Vetëm me pak përbërës, përgatitet shpejt dhe del një vakt plot shije që fëmijët do ta pëlqejnë shumë! 

Përbërësit
Bukë në feta
Kremvice pule nga @erda_sallameri 
Djathë Gouda
Salcë
Spec
Rigoni
Vaj ulliri

Përgatitja
Lyejmë një fetë buke me salcë, shtojmë djathë dhe kremvice pule. Vendosim sipër një fetë tjetër buke dhe përsërisim përsëri me salcë, djathë, kremvice dhe spec.

I vendosim në tavë, u hedhim pak vaj ulliri sipër dhe i pjekim në furrë derisa buka të bëhet krokante dhe djathi të shkrihet.
21
Mëngjesi i shjshëm, por edhe një vakt i shpejtë pas shkolle! 
Vetëm me pak përbërës, përgatitet shpejt dhe del një vakt plot shije që fëmijët do ta pëlqejnë shumë! 

Përbërësit
Bukë në feta
Kremvice pule nga @erda_sallameri 
Djathë Gouda
Salcë
Spec
Rigoni
Vaj ulliri

Përgatitja
Lyejmë një fetë buke me salcë, shtojmë djathë dhe kremvice pule. Vendosim sipër një fetë tjetër buke dhe përsërisim përsëri me salcë, djathë, kremvice dhe spec.

I vendosim në tavë, u hedhim pak vaj ulliri sipër dhe i pjekim në furrë derisa buka të bëhet krokante dhe djathi të shkrihet. 
#vilmaskitchen🇦🇱 #reels #kuzhinashqiptare #idemengjesi #breakfast
12
Pite të shijshme për t’i marrë me vete në punë ose për t’ua bërë fëmijëve për në shkollë.
Këtë herë i kam mbushur me proshutë pule me feta nga @erda_sallameri që ka një shije speciale. ❤️

Për brumin:
3 gota miell
1 gotë kos
1 vezë
1 lugë çaji kripë
1 pako baking powder
1 lugë çaji maja
Pak ujë nëse do na nevoitet

Për mbushjen përdorim:
Salcë domate
Djathë Gouda
Proshutë pule me feta nga Erda

Përgatitja:
Bashkojmë të gjithë përbërësit dhe i punojmë derisa të formojmë një brumë të butë, por që nuk ngjitet në duar.

E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe secilin e hapim në petë të vogla, afërsisht sa pëllëmba e dorës.
I mbushim petët, i palosim dhe i mbyllim anët mirë me pirun.
I skuqim në vaj të bollshëm, në temperaturë mesatare, derisa të marrin një ngjyrë të bukur të artë.
#vilmaskitchen🇦🇱 #kuzhinashqiptare #reels #pite#homemade
24
Fërgesë me Gjizë dhe Calabria Pikante nga @erda_sallameri 

Një fërgesë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije, ku pikantja e Calabria-s kombinohet shumë mirë me gjizën.

Përbërësit:

300 g gjizë
Calabria Pikante nga Erda, e prerë në copa të vogla
1 lugë gjelle spec i kuq
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Rigon
Spec i kuq djegës sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë Calabria Pikante nga Erda, të prerë në copa të vogla. E kaurdisim për pak minuta.

Shtojmë specin e kuq dhe hudhrat e grira dhe i kaurdisim për disa sekonda, vetëm sa hudhra të lëshojë aromën.

Më pas shtojmë gjizën dhe e përziejmë në zjarr të ulët për 2–3 minuta, derisa të bashkohen mirë të gjitha shijet.

Në fund shtojmë rigonin dhe, nëse e dëshironi më pikante, pak spec të kuq djegës.

E shërbejmë të ngrohtë, me bukë të freskët. 
#vilmaskitchen🇦🇱 #homecooking #kuzhinatradicionale #biofood #ferges
20
Mëngjesi ideal për ditët e shkollës! 
Një ide shumë e shijshme për fëmijët në shkollë ose kur kthehen nga shkolla. Pse jo, edhe për një mëngjes të shijshëm për të gjithë familjen! 
Përbërësit
Bukë
4 kokrra vezë
Djathë dhe sallam toast nga @erda_sallameri që ka një shije speciale
Kripë
Majdanoz ose borzilok i freskët (opsional)
Pak vaj ulliri

Përgatitja
Rrahim vezët me pak kripë dhe borzilokun. Në një tigan vendosim fetat e bukës me pak vaj ulliri dhe sipër hedhim vezët e rrahura.
E mbulojmë me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët derisa veza të mpikset. Më pas e kthejmë nga ana tjetër,shtojmë djathin dhe sallamin toast nga Erda.
Veprojmë si në video dhe e thekim pak nga të dyja anët derisa djathi të shkrijë.
#vilmaskitchen🇦🇱 #reels #kuzhinashqiptare #foodporn #breakfast
22
Frikase me qofte dhe speca🌶️

Një recetë e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e shijshme, që jam e sigurt do ta përgatisni shpesh.

Përbërësit:
3 speca
1 pako qofte nga @erda_sallameri 
2 vezë
2 lugë miell
400 ml kos
100 ml ujë
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qoftet, më pas i heqim mënjanë. Në të njëjtin tigan skuqim specat derisa të zbuten.
Në një enë përziejm kosin,ujin, vezët, miellin dhe pak kripë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Përzierjen e shtojmë te specat dhe e trazojmë lehtë. Sapo të fillojë të trashet, rikthejmë qoftet në tigan dhe i lëmë edhe 2–3 minuta në zjarr, derisa të lidhen shijet.

Unë nuk shtova erëza, sepse qoftet nga @erda_sallameri kanë aromë dhe shije shumë të mirë.

#vilmaskitchen🇦🇱 #reels #frikase #kuzhinatradicionale #cooking
26
Kek i kripur👌
Idea perfekte për një vakt të shpejtë dhe plot shije,mjafton një sallatë dhe darka është gati! 😋
I përgatitur me miell misri, djathë të bardhë dhe Sallam Popullor Special nga @erda_sallameri që i jep një shije unike.

Përbërësit:
1 gotë e gjysmë miell misri
Gjysmë gote miell gruri
1 lugë kafeje fryrës
2 vezë
1 gotë e gjysëm qumësht
100 ml vaj ulliri
200 g Sallam Popullor Special nga Erda
200 g djathë feta, i thërrmuar
100 g ullinj pa bërthamë
1 spec
Kripë, me kujdes pasi djathi dhe ullinjtë janë të kripur(unë si hodha fare)
Majdanoz
Susam

Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 200°C. Në një tas bashkojmë vezët, qumështin, vajin, miellin e misrit, miellin e grurit dhe fryrësin. I përziejmë derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë.
Shtojmë djathin, sallamin, specin, ullinjtë dhe majdanozin, më pas i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
E hedhim masën në një tavë, i spërkasim sipër pak susam dhe e pjekim derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të jetë pjekur plotësisht.
#vilmaskitchen🇦🇱 #reels #kuzhinashqiptare #kekikripur#cooking
14
Skepasti me Parizer me feta nga @erda_sallameri dhe Patate të Skuqura.
Një recetë e shpejtë, e shijshme dhe perfekte për drekë ose darkë!

Përbërësit
2 pet tortilla
parizer Erda
djathë Gouda 
1 domate e prerë në kubikë
Qepë e grirë 
Patate të skuqura per ta shoqeruar
Xaxiqi per te lyer peten

Për salcën
2 lugë gjelle majonezë
1 lugë gjelle kecap
Pak lëng limoni
Krip
Piper
Vaj ulliri
Përziejini të gjitha derisa të krijohet një salcë kremoze.

Përgatitja
Në një tigan të nxehtë vendosni një tortilla.
Shtoni djathin Gouda, parizerin Erda, domaten, qepën 
Vendosni sipër tortillën e dytë te lyer me xaxiqi dhe piqeni 2-3 minuta nga secila anë derisa djathi të shkrijë dhe tortillat të marrin ngjyrë të artë.
Prijeni në katër pjesë.
Shoqërojeni me patate të skuqura dhe salcën me majonezë, kecap dhe limon.
#vilmaskitchen🇦🇱 #reels #kuzhinashqiptare #skepasti #cooking
15
Spetzofai – shije që të hap oreksin! 

Nuk e imagjinoni dot sa i mirë del ky gatim! I thjeshtë për t’u përgatitur dhe gati për pak minuta. Mund ta shërbeni si meze ose si një vakt të plotë. 😋

Përbërësit:
300 g Sallam Popullor Pikant nga @erda_sallameri 
4–5 speca
1 qepë
4 domate
Vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
Rigon
Kripë
Djathë sipas dëshirës

Përgatitja:
Në një tigan shtoni sallamin dhe skuqeni derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas, hiqeni dhe lëreni mënjanë.
Në të njëjtin tigan, shtoni qepën dhe kaurdiseni. Më pas shtoni specat dhe vazhdoni t’i kaurdisni për pak minuta.
Shtoni domatet e grira në rende, kripën, rigonin dhe hudhrat. Lërini të ziejnë në zjarr të ulët. Nëse domatet nuk kanë lëshuar mjaftueshëm lëng, shtoni rreth gjysmë gote ujë. Unë nuk shtova ujë, pasi domatet kishin mjaftueshëm lëng.
Pasi salca të jetë zier, riktheni sallamin në tigan dhe përziejeni mirë me salcën. Lëreni edhe 2 minuta në zjarr të ulët, që të lidhen të gjitha shijet. Në fund, mund të shtoni edhe pak djathë, sipas dëshirës.

Shërbejeni me bukë të thekur. 😋
#vilmaskitchen🇦🇱 #biofood #reels #spetzofai #cooking
19
Shishqebap pule me perime në furrë:
Për këtë recetë përdora fileto pule të marinuar nga @erda_sallameri e cila i jep një shije të pasur dhe e bën këtë pjatë edhe më të shijshme.

Përbërësit:
1 kg fileto pule të marinuar 
3 patate
2 kunguj
4–5 speca
2 qepë
1 dorë domate të vogla

Për salcën:
2 lugë gjelle majonezë
Hudhër pluhur ose 2–3 thelpinj 
50 ml vaj
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1 lugë çaji kripë
Piper i zi
Rigon

Përgatitja:
Përzieni majonezën, 
vajin, hudhrën, specin e kuq, kripën, piperin dhe rigonin derisa të krijohet një salcë homogjene. Lyejini copat e filetos së pulës me këtë salcë dhe lërini të pushojnë për rreth 20 minuta që të marrin edhe më shumë shije.
Pritini patatet dhe kungujt në feta, përziejini me pak vaj dhe një majë kripe, më pas vendosini rreth e rrotull tavës. Në mes shtroni qepët e prera në rrathë.
Në shkopinjtë e shishqebapit vendosni me radhë copat e filetos së pulës, specat dhe domatet e vogla. Vendosini mbi shtresën e qepëve në tavë.
Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 40-50 minuta, derisa pula dhe perimet të jen gati.

Ju bëftë mirë! ❤️
#vilmaskitchen🇦🇱 #reels #kuzhinashqiptare #homemade #foodporn
24
back to up