Instagram story viewer> @esatcy> Tagged
192.9K
followers
1371
following
Founder of TRIO
POSTS STORIES REELS TAGGED
BLUE IVY.
168
Vera ime pati shumçka, 
protesta dhe det, kilometra udhë e orë të gjata komunikimi, njerëz të dashur, mësim në pikë të vapës, ndërsa mes darkave, lajme që ta prishnin tretjen edhe pa qenë faji i kuzhinierit. 

Për herë të parë, këtë pushim sezoni më dukej se shtatori do të vinte të nesërmen e çdo dite. Plot qe gushti me ngjarje që ndryshuan ekuacione, llogari të vjetra, banorë qelish dhe raporte force në kupolë. Protesta nuk rreshti, as zjarret. 

Por ca të nesërme ishin të paqta.
Pata kohë për të voglën time të madhe, me ato bisedat që nisin si batuta nënë e bijë dhe përfundojnë si samite bilaterale (diplomacia më e sofistikuar që njoh, sepse pala tjetër ndryshon qëndrim pa njoftuar as ambasadën🤣).

Gjeta atë rehatinë e të mos qënurit gjithë kohën në dispozicion. Lexova libra pa asnjë intermexo vërdallosjesh në rrjet.

Munda të shijoj tavolina të gjata me miqtë ndërkombëtarë të Frankut që zgjodhën protestën dhe plazhin shqiptar këtë verë, ceremoni diplomimesh, mbrëmje minimature, mu desh të bëj anullime biletash, provova ca teprime që bëhen kujtimet më të forta sapo mbarojnë.

Disa javë ngjajnë si një jetë e tërë, det, rrugë, miq, familje, punë, protesta, biseda, të qeshura, debate, ikje e kthime. Çaste që s’kanë asgjë të përbashkët, përveç faktit se ndodhën nën të njëjtin diell.

E ashtu krejt pa mendje, ia beh pa pikë mëshire shtatori, ky armik historik i iluzionit se kemi gjithë kohën e botës, si ai tipi serioz që vjen në tavolinë pikërisht kur po porositnim edhe një raund të fundit😉.

Sot nis sezoni i ri i Task Force. Shtatori këtë herë nuk na gjeti duke pritur që të nisë sezoni, sepse ky i fundit kish filluar pa ne☺️. 
Janë kohë shumë interesante. Rrallëherë një vjeshtë ka ardhur me kaq shumë pikëpyetje e me kaq pak garanci se pranvera do t’i gjejë të gjithë në të njëjtat vende. Ky shtator nuk është rikthim, por prag.
Ju presim🤍

Nga e hëna në të enjte
Ora 18:00
Ritransmetimi në ora 23:30
25
back to up