Instagram story viewer> @iselabeqiraj> Tagged
POSTS STORIES REELS TAGGED
MUZA – HOMAZH PËR IDENTITETIN KOMBËTAR šŸ‡¦šŸ‡±

Me mbështetjen e @cultur.alb , Unioni i Bashkive šŸ‡¦šŸ‡± në Rajon dhe platforma MUZA do të sjellin në vëmendje pasurinë e jashtëzakonshme të kulturës dhe trashëgimisë arbëreshe.

Prej shekujsh, komunitetet arbëreshe kanë ruajtur gjuhën, zakonet, këngët, veshjet dhe kujtesën historike shqiptare. Kjo trashëgimi nuk përfaqëson vetëm një dëshmi të së shkuarës, por edhe një pasuri të gjallë që mund të kontribuojë në zhvillimin e turizmit kulturor, ekonomisë krijuese dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve shqiptare.

Edicioni i pestë i MUZA-s, i cili shënon edhe pesëvjetorin e platformës, do t’i kushtohet kulturës dhe trashëgimisë arbëreshe. Veshjet, motivet, ngjyrat, qëndisjet dhe traditat e ruajtura ndër breza do të shndërrohen në burim frymëzimi për të rinjtë dhe krijimtarinë bashkëkohore.

Nëpërmjet MUZA-ës do të promovojmë gjithashtu katundet arbëreshe si destinacione të veçanta të turizmit kulturor, ku vizitorët mund të njohin nga afër historinë, identitetin dhe mikpritjen e një komuniteti që vazhdon ta mbajë gjallë kulturën shqiptare.

Tradita ruhet kur njihet, jetohet dhe u përcillet brezave të ardhshëm.

Makeup and hairstyle: @makeupbyxhina

#muza #culturalb #UBSHR #arbereshet  #trashëgimikulturore
12
✨ Gëzuar ditëlindjen, Andriola Kambo! ✨
Kjo ditëlindje vjen në një moment të veçantë: MUZA feston 5 vite rrugëtim. šŸ‡¦šŸ‡±
Pesë vite që nga një ide e jotja, e cila sot është kthyer në një platformë që bashkon njerëz, qytete, talente dhe komunitete shqiptare kudo që janë.
Ti zgjodhe aromën e gjysheve tona - historitë, traditat, duart e tyre dhe kujtesën që na lidh me rrënjët - për të ndërtuar një ekosistem të ri, ku trashëgimia kulturore takohet me modën, dizajnin, artin dhe ekonominë krijuese.
Sot, nisma jote merr një tjetër dimension: të promovojmë katundet arbëreshe, të tregojmë historinë dhe identitetin e tyre dhe t’u shprehim mirënjohjen arbëreshëve, që për shekuj ruajtën gjuhën, traditat dhe shpirtin shqiptar përtej Adriatikut. ā¤ļø
Përmes MUZA Albania, MUZA Fashion Fair dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ke krijuar një derë të hapur për shqiptarët e hapësirës shqipfolëse dhe diasporën shqiptare.
Ke rritur besimin e të rinjve tanë, edhe të atyre që studiojnë në universitetet më të mira të botës, dhe ke frymëzuar një brez të ri për të zgjedhur modën, dizajnin dhe industritë krijuese si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen këtu.
Sepse MUZA nuk është vetëm një emër. Është një platformë që na bashkon.
Një platformë që e merr trashëgiminë nga duart e gjysheve tona dhe e çon drejt brezit të ri.
Bashkë, të gjithë, jemi më të fortë. šŸ‡¦šŸ‡±ā¤ļø
Andriola, të urojmë shëndet, dashuri, frymëzim dhe shumë suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd.
šŸ„‚Gëzuar ditëlindjen dhe 5 vite platformës MUZA! ✨

@ergyszhabjaku šŸ“øšŸ˜
22
back to up