Instagram story viewer> @tomvdberkhof> Tagged
1.5K
followers
2786
following
šŸ‡³šŸ‡±
šŸŒInternational DogtraineršŸŒ
'Turning dogs into nice housemates'
Athlete @hyroxnl
'My sport is Hyrox'
@ehbhond
šŸŽ™EHBHond de podcast
POSTS STORIES REELS TAGGED
Njihuni me Trajneren: Kornelia Kokona - Themeluese dhe Trajnere e @dogcoachingcenter 

Përshëndetje, jam Kornelia, një trajnere profesioniste e qenve me mbi 14 vite përvojë; anëtare e anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Qenve (IACP) @canineprofessionals . 

Pasioni im për të kuptuar sjelljen e qenve më bëri të studioja mjekësinë veterinare për të qenë më pranë tyre dhe të punoj për disa vite në një klinikë veterinare, gjë që më bëri të kuptoj më mirë si në mirëqenien fizike ashtu edhe atë psikologjike të qenve me të cilët punoj.

Gjatë karrierës sime, kam marrë pjesë në seminare të shumta ndërkombëtare që kanë formuar metodat e mia të trajnimit.
Në vitin 2020, mora pjesë seminarin e @bagnew64 ā€œThe Missing Linkā€, pjesë e serisë LUCAS AGNEW, të fokusuar në psikologjinë e qenve.
Po në 2020, mora pjesë në disa seanca virtuale me @cheri_wulff_lucas për të përmirësuar aftësitë e mia në menaxhimin e ankthit te qentë, mësimin e litarit, kafazit dhe menaxhimin në shtëpi. Këto teknika u bënë baza e filozofisë sime të trajnimit.

Në 2022, përfundova një program virtual njëvjeçar me Samantha Johnson (@packlife_la ), duke përmirësuar aftësitë e mia të komunikimit me qentë.

Në 2024 mora pjesë në dy trajnime të tjera në Hollandë nga dy ekspertë amerikanë të sjelljeve të qenve . Në Maj me Blake Rodriguez @dreamcometruek9 dhe në Tetor me @tomdavis . Këto dy trajnime zgjeruan më tej aftesitë e mia të komunikimit me qentë dhe pronarët e tyre duke bërë më të lehtë krijimin e një marrëdhëniejeje më të strukturuar të qenit në shtëpi pas trajnimit. përmes lojës dhe motivimit.

Së fundmi, ne 2024 jam çertifikuar nga @canineprofessionals (IACP) për ā€œProng Collar Knowledge Assessmentā€, duke zgjeruar kështu ekspertizën time në metodat e trajnimit të balancuar.

Çdo seminar më ka ndihmuar të formohem në trajneren që jam sot, gjithmonë duke u përpjekur të ndihmoj qentë dhe familjet e tyre të ndërtojnë marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme.

Ky nuk është thjesht një profesion për mua – është një mënyrë jetese dhe një pasion që nuk do ta ndërroja me asgjë. Të shoh qentë të transformohen dhe familjet e tyre të lulëzojnë është ajo që më motivon çdo ditë!
21
back to up