Instagram story viewer> @teatrioda> Posts
POSTS STORIES REELS TAGGED
Thirrje e hapur për audicion 📢

ODA hap thirrje për audicion për aktorë dhe aktore, të moshave të ndryshme deri në 50 vjeç, për shfaqjen teatrale komedi “Spitali i të shëndoshëve” (titull pune) me regji të Lirak Çelaj. 

Afati i fundit i aplikimit për audicion: 28 Tetor, 2026. 
Koha e audicionit: 4 Nëntor,  ora 11:00. 

Vendi: Fakulteti i Arteve - Ndërtesa afër Grand Hotel. 

Provat fillojnë nga 9 nëntori, ndërsa premiera është në fund të janarit, 2027. 

Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni përmes emailit: oda@teatrioda.com 

*Vetëm aktorët e përzgjedhur përmes thirrjes së hapur do të ftohen në audicion. 

Vegëza e aplikimit: 

https://forms.gle/2Us1bVwVvvG2q4GBA by @teatrioda
0
2 hours ago
Download
SAVE THE DATES 📢
Reprizat e shfaqjes NEMESIS për pjesën e mbetur të vitin 2026🎭

📆
4 nëntor
26 nëntor
19 dhjetor

📌Nga ora 20:00, Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.

Regjia: Florent Mehmeti
Shkruar nga: Lirak Çelaj, Florent Mehmeti

Luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha

Asistente regjie: Ardiana Mehmeti
Skenografia: Enes Sahiti
Muzika: Lis Boshtrakaj
Videografia: Gëzim Hasani
Koordinatore e produksionit: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Sabi Paqarizi, Delvina Bytyqi
Ndriçimi: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi
Fotografitë dhe dizajni: Zana Begolli
Produksion i Teatrit ODA

“Nemesis” është një shfaqje teatrore që trajton artistikisht rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës si parakushte por edhe katalizatorë të degradimeve të personalitetit. Shfaqja ndërthur referencat historike të njerëzimit, siç janë përshkruar nga Herodoti, duke i mbështetur ato me referenca shkencore të neurokimisë, të ngurtësimit e sforcimit të sjelljes dhe mendjes njerëzore, por edhe me ndryshimet funksionale në trurin e njeriut. Perspektivat njerëzore dhe historike, tipologjitë e shtrira në kohë, hapësirë e histori, sikur edhe fuqitë e pasurive, e bizneseve, forcat e trashëgimisë e të së vërtetës selektive, janë partitura të perandorive, mbretërive e liderëve që ndërtojnë harkun e trajektores artistike të “Nemesis”.

Rezervo biletë duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.

*In Albanian with English Subtitles by @teatrioda
0
5 days ago
Download
“Hapur” ___. Talks gjatë HAPU 2026

Kolektivi ___. (Blank) nga Kosova solli një diskutim publik të quajtur "Hapur" në kuadër të ___. Talks.

Diskutimi synoni të elaborojë dhe të shqyrtojë mënyrat se si arti krijohet dhe si ai trajtohet në hapësirat publike në Kosovë. Sa janë të qasshme hapësirat publike për ndërhyrje artistike e kulturore dhe si ne si qytetarë të Kosovës e trajtojmë hapësirën publike që supozohet të përdoret nga dhe për publikun.

...

“Hapur” ___. Talks during HAPU 2026

___. (Blank) Collective from Kosova brings a public discussion called "Hapur" (Opened) within the framework of ___. Talks. 

The discussion aimed to elaborate and examine the ways in which art is created and how it is treated in public spaces in Kosova. How accessible are public spaces for artistic and cultural interventions, and how we, as citizens of Kosova treat public space that is supposed to be used by and for the public. by @teatrioda
0
a month ago
Download
Përtej protokollit të ecjes – mes turpit dhe trupit (Punë në progres) në HAPU 2026 💫

Autore dhe performuese: Diona Kusari
Performuese: Arbnora Ademi

Mentor artistik dhe kreativ: Florent Mehmeti

Një trup kalon qytetin pa ecur. Artistja Diona Kusari, shoqëruar nga performuesja Arbnora Ademi, transverzoni qytetin nga një pikë në tjetrën, pa ecur në mënyrë konvencionale. 

Performanca shpërfaqi një koreografi sociale të inskenuar në shtigjet urbane të qytetit. Këto shtigje transformohen në një laborator, ku testohen kufijtë e turpit, vëzhgimit, normës dhe parashikueshmërisë. Secili devijim nga ecja konvencionale prodhon koreografinë e padukshme të jetës publike në hapësirën publike: pritshmërinë, (para)gjykimet si dhe marrëdhënien mes vet trupit dhe të qenit të vëzhguar. 

Performanca përfundon duke lënë gjurmët e ecjes të instaluara përkohësisht si trashëgimi e këtij protokolli të ecjes, të trupit, të trupit. Kjo performancë është pjesë e projektit "Bindje, gjasë dhe anim: ushtrime në pleksjen kuantike”, i cili hulumton reagimet e kushtëzuara, sjelljet automatike dhe paragjykimet që strukturojnë përvojën tonë në hapësirën publike. 

*Ky projekt është mbështetur nga programi “Emerging Voices Program” (Fuqizimi i artistëve të rinj) i Teatrit ODA. by @teatrioda
2
a month ago
Download
Some images of Losinformalls performing EXTRA MOTIVATED PEOPLE 🤍

In this concert performance intertwined with an interactive dance, Losinformalls brought us a special experience in an open space during HAPU Festival. And we were highly motivated. ✨

Coproduced through IN SITU PLATFORM with the support of the European Commission's Creative Europe programme.

...
Disa fotografi nga Losinformalls duke performuar NJERËZ EKSTRA TË MOTIVUAR

Në këtë koncert-performancë të ngërthyer me kërcim interaktiv, Losinformalls na sjellin një eksperiencë të veçantë në ambient të hapur gjetë Festivalit HAPU. Dhe ne ishim të motivuar! ✨

Bashkëprodhuar përmes IN SITU PLATFORM me mbështetjen e programit Creative Europe të Komisionit Evropian.

📸Arben Llapashtina & Sevdail Sulejmani by @teatrioda
0
a month ago
Download
Disa foto nga performanca “Missioni Arnold Schwarzenegger” nga KRA gjatë festivalit HAPU 2026

Prishtinës gjatë edicionit të dymbëdhjetë të festivalit HAPU ju bashkuan disa heroina. Kur kriza klimatike ka mbetur diku mes një pranimi të heshtur dhe një zhurme apokaliptike, kur të tjerët dorëzohen, KRA erdhi në Prishtinë me misionin e vet: kësaj herë, kundër krizës klimatike. Ndërsa qytetarët e Prishtinës ju bashkuan KRA duke u bërë pjesë e filmit të tyre të parë Aksion duke xhiruar nëpër hapësirat e Pallatit të Rinisë. 

Përmes humorit, lojës dhe aksionit, KRA ekploroi mitet e heronjve të vjetër, dëshirën e madhe për zgjidhje të thjeshta si dhe idetë e burrërisë që ende ndikojnë në mënyrën se si e imagjinojmë ndryshimin.

Bashkëprodhuar përmes IN SITU PLATFORM me mbështetjen e programit Creative Europe të Komisionit Evropian.

…

Some photos from the performance “Mission Arnold Schwarzenegger” by KRA during the HAPU 2026 festival

Some heroines joined Prishtina during the twelfth edition of the HAPU festival. When the climate crisis has remained somewhere between a silent acceptance and an apocalyptic roar, when others give up, KRA came to Prishtina with its own mission: this time, against the climate crisis. While the citizens of Prishtina joined KRA by becoming part of their first action film, shooting in the spaces of the Youth Palace.

Through humor, play and action, KRA explored the myths of old heroes, the great desire for simple solutions and the ideas of manhood that still influence the way we imagine change.

Coproduced through IN SITU PLATFORM with the support of the European Commission's Creative Europe programme.

📸Arben Llapashtina & Sevdail Sulejmani by @teatrioda
1
a month ago
Download
7 countries in 100 days: KOSOVO 

KRA in Pristina, Kosovo for the next operation @hapufest 

#mission #europe #tour #100days #kosovo 

Coproduced through @insituplatform with the support of the European Commission’s Creative Europe program.
Thanks to @hapufest + @teatrioda + @lastradagraz + @ostfoldteater + @atelier231_ + @oerolterschelling + @firatarrega + @pitfestival + @passagefestival + @steirischerherbst + @theaterland.art by @teatrioda
3
a month ago
Download
Sara Payman e përmbylli festivalin me muzikë. 🎶
Tri ditë. Shumë përpjekje. Shumë histori. Një hapësirë publike e përbashkët.
Faleminderit të gjithëve që e hapët HAPU-n me ne - artistëve, publikut, partnerëve, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që u ndalën për ta përjetuar.
Shihemi në edicionin e ardhshëm. ❤️

Sara Payman closed the festival through music. 🎶
Three days. Many acts of trying. Many stories. One shared public space.
Thank you to everyone who opened HAPU with us - the artists, audiences, partners, volunteers, and everyone who stopped to experience it.
See you at the next edition. ❤️
#HAPU2026 #HAPUme #Prishtina #ArtInPublicSpace by @teatrioda
4
a month ago
Download
HAPU 2026 | DITA 3
Dita e tretë dhe e fundit e HAPU 2026.
Në Bulevardin Nënë Tereza, “Hapur” ___ Talks hapi hapësirën për bisedë dhe reflektim.
Në ish-Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, E përbashkëta: Arti mes gjeneratave solli bashkë përvoja, breza dhe histori të ndryshme.

HAPU 2026 | DAY 3
The third and final day of HAPU 2026.
On Nënë Tereza Boulevard, “Hapur” ___ Talks opened a space for conversation and reflection.
At the former “Hivzi Sylejmani” Library, The Common: Art Across Generations brought together different experiences, generations, and stories.

#HAPU2026 #HAPUme #Prishtina #ArtInPublicSpace by @teatrioda
0
a month ago
Download
HAPU 2026 | DITA 2
Dita e dytë solli lëvizje, trup, përpjekje dhe takime të reja në hapësirat publike të Prishtinës.
Misioni Arnold Schwarzenegger vazhdoi rrugëtimin, ndërsa Përtej protokollit të ecjes – mes turpit dhe trupit na ftoi ta shohim qytetin përmes një tjetër perspektive.
Një ditë tjetër e hapur. Një tjetër mënyrë për ta parë qytetin.

HAPU 2026 | DAY 2
The second day brought movement, bodies, effort, and new encounters into Prishtina’s public spaces.
Mission Arnold Schwarzenegger continued its journey, while Beyond the Walking Protocol – Between Shame and Body invited us to see the city from another perspective.
Another day of being open. Another way of seeing the city.

#HAPU2026 #HAPUme #Prishtina #ArtInPublicSpace by @teatrioda
0
a month ago
Download
HAPU 2026 | DITA 1
Tri ditë arti në hapësirën publike të Prishtinës nisën më 28 gusht.
Nga Misioni Arnold Schwarzenegger te Njerëz ekstra të motivuar, dita e parë e HAPU 2026 e ktheu qytetin në skenë me performanca që na ftuan të ndalemi, të shohim dhe ta përjetojmë hapësirën tonë publike ndryshe.

Momente nga dita e parë e HAPU 2026.

HAPU 2026 | DAY 1
Three days of art in Prishtina’s public space began on August 28.
From Mission Arnold Schwarzenegger to Extra Motivated People, the first day of HAPU 2026 turned the city into a stage bringing performances that invited us to pause, observe, and experience our public space differently.
Moments from the first day of HAPU 2026.
#HAPU2026 #HAPUme #Prishtina #ArtInPublicSpace by @teatrioda
3
2 months ago
Download
Për ta përmbyllur edicionin e sivjetëm të festivalit HAPU, me një performancë muzikore kemi Sara Paymán ✨

E diel, 30 gusht 2026
Ora 20:30 /Ish-Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Afër Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër)

Një këngëtare britanike që jeton në Shqipëri, Sara Paymán, vjen në HAPU, me një repertor që shkrinë këngët e vjetra shqiptare me interpretimin e saj plot elegancë dhe emocione. Sara ka një pasion të madh për muzikën e vjetër shqiptare dhe do ta hap këtë pasion me ne, duke interpretuar këto këngë të bukura, me pjesëmarrësit e pjesëmarrëset e Festivalit dhe me publikun. Kështu, do të festojmë mbylljen e këtij edicioni për të lënë takim vitin e ardhshëm për një edicion special të HAPU që e organizojmë së bashku me artistët e përzgjedhur të platformës IN SITU.
...

To close this edition of HAPU Festival with a Music Performance, we have Sara Paymán 💫

Sunday, 30 August 2026
Time 20:30
Location: Former “Hivzi Sylejmani” Library, close to the Municipality of Prishtina (the old building)

A British singer living in Albania, Sara Paymán, comes to HAPU, with a repertoire that blends old Albanian songs with her own interpretation, full of elegance and emotions. Sara has a great passion for old Albanian music and will share this passion with us, performing these beautiful songs with the participants of the Festival and with the public. Thus, we will celebrate the closing of this edition to meet next year for a special edition of HAPU that we organize together with selected artists of the IN SITU platform. We welcome you! by @teatrioda
10
2 months ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up