Instagram story viewer> @podclass.alketavejsiu> Posts
42.5K
followers
17
following
Hosted by @alketavejsiu
Follow @classmedia.al
@meet_the_founder_
@meet_the_artist__
Marketing: +355 69 209 0234
YouTube Subscribe ⬇️
POSTS STORIES REELS TAGGED
Te ftuarit ne podkastin Inspire kane te drejte te me bejne 1-3 pyetje, dhe kjo eshte pyetja qe me bejne me shpesh🙈 Kam disa percaktime per dashurine, dhe ne kete jete frenetike me 1000 presione, strese, halle dhe probleme, perseri ka kohe dhe gjej kuptim te flas per dashurine dhe romancen. Vjeshta eshte koha ideale per ta bere kete, sepse ne vjeshte lexoj me shume libra, shoh me shume filma, degjoj me shume muzike! Faleminderit @albana_murra vajzes qe jetoi dy dashuri , qe i dhuruan dy femije, dy jete brenda nje jete; por pa pengje, me mirnhohje per gjithcka gezoi dhe mesoi. Ndonjehere jeta thjesht ndodh, jashte planeve te tua; sic ndodhi me te edhe ne lidhjen e pare kur partneri i tha “ nuk te dua me”. Sic ndodhi edhe shtatezania e dyte kur partneri i tha “ te dua pergjithmone”. Historine e plote e keni ne kanalin Class Media ne You Tube! @classmedia.al by @podclass.alketavejsiu
28
4 days ago
Download
A duhet te falim? @podclass.alketavejsiu me @albana_murra Konsulente Biznesi ne Spanje! 
Prodhim i @classmedia.al by @podclass.alketavejsiu
146
4 days ago
Download
@podclass.alketavejsiu @albana_murra 
Ma ndiqni ne Kanalin Class Media ne You Tube dhe Instagram @classmedia.al 

Ne kete episod Konsulente Biznesit ne Spanje, @albana_murra rrefen dy dashurite, memesine 19 vjec, sfidat profesionale, humbjen dhe rigjetjen e vetes. E vetmja gje qe nuk prekem ishte shtatezania e dyte qe kur u xhirua podkasti nuk e dinte. Por bebi nr dy erdhi si nje dhurate e Zotit kur as ajo as partneri i saj i dyte spanjoll nuk e prisnin. by @podclass.alketavejsiu
30
8 days ago
Download
Zbuloni rrëfimin frymëzues të @enedatarifa në episodin e plotë, në kanalin YouTube Class Media by @podclass.alketavejsiu
0
11 days ago
Download
Episodi i @albana_murra eshte hedhur ne Kanalin Class Media të You Tube, dy javë më parë dhe ka arritur pa promo mbi 80.000 shikime.
Njerëz të panjohur që sjellin udhëtime jete në vënde dhe kontekste të ndryshme gjeografike, profesionale, spirituale janë reflektimi i shumë të tjerëve të cilët thjesht nuk vijnë në një studio.
Kjo histori vjen nga Spanja, që më ka dhënë gjithmonë ndjesinë e një vendi ku ne shqiptarët mund ta gjejmë lehtësisht veten. Ndoshta sepse spanjollët janë të ngrohtë, me temperament, familjarë, shpirt i festës, e jetojnë dashurinë me pasion dhe e ndajnë tryezën me njerëz. Na ngjajnë më shumë nga sa mendojmë. Edhe kur duan, edhe kur ndahen, e bëjnë me zjarr. 
Sot rikthehemi me një episode të ri të Inspire që e kemi xhiruar disa muaj më parë, por që më pëlqen shumë me Albana Murrën, konsulenten shqiptare që prej vitesh e ka ndërtuar jetën në Spanjë dhe që, mes të tjerash, ka edhe dy histori dashurie me dy burra spanjollë për të rrëfyer.

Me të parin u dashurua shumë e re, u bë nënë vetëm 19 vjeç dhe ndërtoi një familje që besonte se do të zgjaste përgjithmonë. Pas dhjetë vitesh martesë, një mbrëmje ai i tha: “No te quiero más.” Nuk të dua më.

Ndonjëherë një martesë nuk përfundon sepse dashuria nuk ka ekzistuar, por sepse njerëzit që janë brenda saj ndryshojnë. Albana thotë se në momentin kur nisi të ngrinte kokën dhe të thoshte “je ti, por jam edhe unë”, bashkëshorti kuptoi se ajo nuk ishte më gruaja me të cilën ishte dashuruar dikur.

Më pas jeta i solli një dashuri tjetër. Partneri i parë ishte 11 vjet më i madh, i dyti është moshatar me të ( presin beben nr 2🤍).Dy burra, dy etapa të jetës dhe dy versione krejt të ndryshme të së njëjtës grua. 
Folëm për martesën, divorcin, mëmësinë e hershme, pengun për kohën që nuk ia kushtoi të birit dhe për atë që ndodh me një grua pasi shembet jeta që ajo kishte ndërtuar me kaq shumë dashuri.
Sepse nga disa rrëzime nuk del siç ke qenë më parë. Del më e vetëdijshme, më e lirë dhe, ndoshta për herë të parë, e vendosur të mos bësh më kompromi by @podclass.alketavejsiu
117
15 days ago
Download
Kur e kupton se koha nuk pret, fillon të zgjedhësh ndryshe. by @podclass.alketavejsiu
0
19 days ago
Download
@itsluizejlli ma kish premtuar intervisten qe kur doli si fituesi absolut dhe historik nga Big Brother. Besoj eshte intervista e tij me e bukur qe ma keni kerkuar qe diten 1 kur nisi Inspire. Skam lene pyetje pa i drejtuar, por ai nuk kerkoi asnje skenar perpara, sepse eshte Mbreti Spontanitetit dhe Batutave.
Do ta shihni ne Kanalin Class Media ne You Tube se shpejti. Si fillim duhet ta ndiqni tek “Live Me Luizin” qe eshte basti i tij i ri i rendesishem profesional ne @topchannelalbania dhe qe nis ne javen e pare te tetorit.
Kjo interviste eshte per njeriun qe mund te jete me i madh se miti qe eshte krijuar per te dhe sidomos per 37 vjecarin qe transformoi jeten me gjithesej, duke marre vendimin me te mire. Faleminderit Luiz, artistit me shume talente dhe jete artistike qe vjen tani si nje Faktor i rendesishem ne Industrine e Entertainment ne Median Shqiptare. Shume Fat per ty❤️ by @podclass.alketavejsiu
782
25 days ago
Download
Inspire Kids sjell gjithmonë  femijë të spikatur me mëndje brilante sic është Deborah. Deborah dhe Motra e saj jetojnë ma mamin e tyre Valbonën. 
@podclass.alketavejsiu 
Kur i pyes fëmijët për dashurinë, martesën, paratë apo familjen, nuk pres prej tyre përgjigje prej të rrituri. Përkundrazi, më intereson të dëgjoj botën e të rriturve të parë përmes syve të një fëmije.

Fëmijët shohin, dëgjojnë, ndiejnë dhe krijojnë mendimet e tyre shumë më herët nga sa mendojmë ne. Pyetjet e mia nuk kanë për qëllim t’i vendosin në siklet apo t’u imponojnë tema që nuk u përkasin, por t’u japin zë.

Kur një fëmijë ka përjetuar ndarjen e prindërve apo një ndryshim të madh në familje, kërkohet edhe më shumë delikatesë. Nuk dua që fëmija të gjykojë prindërit e tij, të zgjedhë mes tyre apo të tregojë gjëra që i shkaktojnë dhimbje. Më intereson mënyra se si ai e kupton dashurinë, familjen dhe marrëdhëniet.

Unë nuk dua t’i bëj fëmijët të rritur para kohe. Dua t’i marr seriozisht.

Dhe ka një ndryshim shumë të madh mes këtyre dy gjërave. by @podclass.alketavejsiu
208
a month ago
Download
Inspire Kids sjell gjithmonë  femijë të spikatur me mëndje brilante sic është Deborah për të cilën ka pasur kaq shume komente të mira.
@podclass.alketavejsiu 
Kur i pyes fëmijët për dashurinë, martesën, paratë apo familjen, nuk pres prej tyre përgjigje prej të rrituri. Përkundrazi, më intereson të dëgjoj botën e të rriturve të parë përmes syve të një fëmije.

Fëmijët shohin, dëgjojnë, ndiejnë dhe krijojnë mendimet e tyre shumë më herët nga sa mendojmë ne. Pyetjet e mia nuk kanë për qëllim t’i vendosin në siklet apo t’u imponojnë tema që nuk u përkasin, por t’u japin zë.

Kur një fëmijë ka përjetuar ndarjen e prindërve apo një ndryshim të madh në familje, kërkohet edhe më shumë delikatesë. Nuk dua që fëmija të gjykojë prindërit e tij, të zgjedhë mes tyre apo të tregojë gjëra që i shkaktojnë dhimbje. Më intereson mënyra se si ai e kupton dashurinë, familjen dhe marrëdhëniet.

Unë nuk dua t’i bëj fëmijët të rritur para kohe. Dua t’i marr seriozisht.

Dhe ka një ndryshim shumë të madh mes këtyre dy gjërave. by @podclass.alketavejsiu
18
a month ago
Download
@podclass.alketavejsiu 

Në këto ditë shtatori ku ende duket sikur vera ska mbaruar, doja t’ju sillja pak Deborë.
Debora është vajza e mikeshës dhe mësueses sime të spanjishtes. Deborën e kam njohur përmes Instagramit, nga disa video të vogla që ajo realizonte për të ndihmuar mamanë të prezantonte punën e saj.
Më ra menjëherë në sy drita që ajo përçonte, mënyra si komunikonte, spontaniteti dhe zgjuarsia me të cilën i shihte gjërat. Ndaj vendosa ta ftoja në “Inspire Kids”, hapsira e fëmijëve mëmdjendritur.

Nuk e prisja që nga një pyetje fare e thjeshtë, “Pse martohen njerëzit?”, të dilte një nga bisedat më të bukura të këtij cikli intervistash me fëmijë që realizoj herë pas here në “Inspire”. Mënyra se si Debora foli për dashurinë, martesën, ndarjen e prindërve, paranë dhe lumturinë më impresionoi.

Është e vërtetë që fëmijët nuk flasin me përkufizime të ndërlikuara dhe filozofike për dashurinë. Por, ama, e njohin në copëza të vogla, të pastra dhe shumë domethënëse, që shpesh ne të rriturit nuk dimë më t’i shohim. Sipas Deborës, kur të pëlqen dikush, fytyra të shkëlqen, dukesh më e bukur dhe bëhesh e lumtur vetëm kur e sheh.

Më preku shumë mënyra si foli për ndarjen e prindërve. Debora do të kishte dëshiruar që mami dhe babi të ishin ende bashkë, por e kupton se njerëzit, kur rriten, mund të zbulojnë se nuk ndihen më mirë pranë njëri-tjetrit. “Nëse ata kanë qejf të jenë të ndarë, atëherë më mirë për ata”, thotë ajo.

Por dëshira më e bukur e saj është për mamanë. Kur e pyeta se çfarë do të donte t’i bënte të mundur një ditë, mora këtë përgjigje: “Të ketë një shok.” Sepse, sipas saj, një grua e jashtëzakonshme meriton të ketë dashuri, shoqëri dhe një jetë që nuk përfundon vetëm te roli i nënës.

Debora do t’ju bëjë të buzëqeshni, por edhe të mendoni ndryshe për dashurinë, ndarjen dhe të drejtën e çdo njeriu për të zgjedhur lumturinë e vet.
Ndiqni episodin e plotë të “Podclass Kids” në kanalin e Class Media në YouTube. by @podclass.alketavejsiu
254
a month ago
Download
Class hap dyert për talentet e reja që duan të bëhen pikë referimi në Creator Economy. Pas vitesh si një prej markave të njohura të medias shqiptare, Revista Class zgjeron identitetin dhe dimensionin e saj, duke u transformuar në Class Media.
Class Media po ndërton një Media House në formën e një Web TV, me përmbajtje origjinale që do të jetojë në kanalin zyrtar Class Media në YouTube dhe në platformat sociale. Vizioni është ai i platformave që kanë ndryshuar mënyrën se si sot konsumojmë televizionin dhe entertainment-in, si Netflix apo Amazon Prime, por i menduar për tregun shqiptar: një destinacion digjital ku publiku nuk vjen vetëm për një program, por gjen një bibliotekë formatesh, personazhesh dhe historish për t’i ndjekur kur dhe ku dëshiron.
6 produksione të reja do të prezantohen së shpejti. Dy prej tyre publiku ka nisur tashmë t’i zbulojë. Teaser-at e “Room Service” dhe “Garden Club” kanë dhënë sinjalet e para të asaj që po përgatitet, por janë vetëm fillimi.
Ky transformim, megjithatë, nuk nis nga zero.
Prej dy vitesh, “Inspire Podcast” dhe “Meet the Founder” kanë shkruar historinë e tyre të suksesit brenda Class, duke sjellë intervista, histori personale, sipërmarrje dhe personazhe që kanë krijuar një audiencë të qëndrueshme përtej formatit klasik të një reviste.
Por Class Media nuk synon vetëm të prodhojë formatet e veta. Dyert hapen edhe për creators. Krijuesit që kanë një ide televizive apo digjitale dhe kërkojnë një partner për ta kthyer atë në një produksion të mirëfilltë, nga zhvillimi i formatit dhe prodhimi, te marketingu, shpërndarja dhe ndërtimi i audiencës, ftohen të bëhen pjesë e këtij ekosistemi të ri.
Me 6 produksione të reja, figura të njohura të medias, talente të rinj dhe dy formate tashmë të konsoliduara, Class Media po hap zyrtarisht epokën e saj të re, me ambicien për të qenë një nga hapësirat ku ndërtohet edhe e ardhmja e creator economy shqiptare. by @podclass.alketavejsiu
44
a month ago
Download
Nje nga kenget me te bukura te @enedatarifa ne @podclass.alketavejsiu dhe nje interviste e sinqerte per gjithcka qe nuk keni degjuar me pare ne Kanalin Class Media ne You Tube! by @podclass.alketavejsiu
104
a month ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up