Instagram story viewer> @classmedia.al> Posts
POSTS STORIES REELS TAGGED
Class hap dyert për talentet e reja që duan të bëhen pikë referimi në Creator Economy. Pas vitesh si një prej markave të njohura të medias shqiptare, Revista Class zgjeron identitetin dhe dimensionin e saj, duke u transformuar në Class Media.
Class Media po ndërton një Media House në formën e një Web TV, me përmbajtje origjinale që do të jetojë në kanalin zyrtar Class Media në YouTube dhe në platformat sociale. Vizioni është ai i platformave që kanë ndryshuar mënyrën se si sot konsumojmë televizionin dhe entertainment-in, si Netflix apo Amazon Prime, por i menduar për tregun shqiptar: një destinacion digjital ku publiku nuk vjen vetëm për një program, por gjen një bibliotekë formatesh, personazhesh dhe historish për t’i ndjekur kur dhe ku dëshiron.
6 produksione të reja do të prezantohen së shpejti. Dy prej tyre publiku ka nisur tashmë t’i zbulojë. Teaser-at e “Room Service” dhe “Garden Club” kanë dhënë sinjalet e para të asaj që po përgatitet, por janë vetëm fillimi.
Ky transformim, megjithatë, nuk nis nga zero.
Prej dy vitesh, “Inspire Podcast” dhe “Meet the Founder” kanë shkruar historinë e tyre të suksesit brenda Class, duke sjellë intervista, histori personale, sipërmarrje dhe personazhe që kanë krijuar një audiencë të qëndrueshme përtej formatit klasik të një reviste.
Por Class Media nuk synon vetëm të prodhojë formatet e veta. Dyert hapen edhe për creators. Krijuesit që kanë një ide televizive apo digjitale dhe kërkojnë një partner për ta kthyer atë në një produksion të mirëfilltë, nga zhvillimi i formatit dhe prodhimi, te marketingu, shpërndarja dhe ndërtimi i audiencës, ftohen të bëhen pjesë e këtij ekosistemi të ri.
Me 6 produksione të reja, figura të njohura të medias, talente të rinj dhe dy formate tashmë të konsoliduara, Class Media po hap zyrtarisht epokën e saj të re, me ambicien për të qenë një nga hapësirat ku ndërtohet edhe e ardhmja e creator economy shqiptare. by @classmedia.al
44
a month ago
Download
Room Service 
A Class Media Production
By Sindi Tona and Kristina Hasa
Coming Soon…

@sindi.tona @kristinahasaa by @classmedia.al
63
2 months ago
Download
“The Garden Club” 🌿

Pas disa vitesh, një ide e imja për të ndërthurur dashurinë për të bukurën, kujdesin, kopshtin, librat, gatimet e mira dhe bisedat që marrin vlerë kur ndahen me miq e artistë të vërtetë, po merr jetë si një produksion i Class Media-s @revistaclass_ 

Tavolina të shtruara me zemër e produkte BIO @blerina_agritourism_concept , mbi të gjitha për VIP-a BIO. 

Jam e bindur që energjia e mirë e miqësisë tonë ndër vite dhe standardi që të ofrohet në platformën që ke krijuar, do reflektohen edhe në këtë projekt @alketavejsiu 🧿 

Jam veçanërisht e lumtur që do ta ndaj këtë eksperiencë me Sindin tim💛 @sindi.tona 

The Garden Club.

Shihemi së shpejti🍂

@ren1h 🎥 by @classmedia.al
97
a month ago
Download
Disa nga figurat publike që kanë reaguar publikisht lidhje me protestën që po ndodh në vendin tonë. by @classmedia.al
22
9 hours ago
Download
Gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka komunikuar drejtpërdrejt me të rinjtë që ndodheshin në vijën e parë të tubimit.

Gjatë bisedës, studentët ngritën pretendimin se nga radhët e policisë ishin hedhur gurë. Komandanti i FNSH-së tha se një veprim i tillë nuk është i ligjshëm dhe se pamjet do të shqyrtohen për të përcaktuar përgjegjësitë.

“Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca”, u shpreh ai.

Më pas, duke kërkuar që të lejohej të kryente detyrën, komandanti zbuloi se edhe djali i tij ishte pjesë e protestës.

“Ju ecë mbarë! Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, tha ai gjatë komunikimit me protestuesit. by @classmedia.al
9
11 hours ago
Download
Artan Fuga reagon mbi protestën e studentëve. by @classmedia.al
0
13 hours ago
Download
Tayna ka reaguar publikisht për zhvillimet e ditëve të fundit dhe protestën e studentëve në Tiranë, duke u pozicionuar në mbështetje të së drejtës së tyre për t’u dëgjuar, por njëkohësisht duke bërë thirrje për qetësi, dialog dhe shmangien e çdo forme dhune.

Përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, artistja tregoi se prej disa ditësh po ndiqte situatën në Shqipëri dhe kishte shpërndarë aq sa kishte mundur, por këtë herë ndjeu nevojën të shprehte më gjerësisht qëndrimin e saj. by @classmedia.al
3
16 hours ago
Download
Alma Çupi ka reaguar lidhur me protestën. Ajo ndalet te pamjet e rënda që janë shpërndarë në rrjet ku një vajzë është filmuar duke u futur me dhunë në një furgon. Deri tani nuk ka ende asnjë reagim lidhur me atë që po ndodh. by @classmedia.al
21
16 hours ago
Download
❤️‍🩹 by @classmedia.al
27
2 days ago
Download
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, apeli për protestuesit

Mbështetje për protestën, por edhe shqetësim për pronën private. Në qepenin e mbyllur të një biznesi është vendosur ky mesazh drejtuar protestuesve në Shqipëri. Një shprehje solidariteti me qytetarët që protestojnë, e shoqëruar me kërkesën për të mos dëmtuar biznesin. by @classmedia.al
4
2 days ago
Download
Ana tjetër e protestës🤍 by @classmedia.al
18
2 days ago
Download
Disa nga të vërtetat më të thella nuk vijnë nga librat apo nga fjalimet e gjata.

Vijnë nga fjalët e sinqerta të një fëmije.

Të qash nuk është dobësi.

Është një mënyrë për t’i bërë pak vend së nesërmes.

Ji më i butë me veten. Pusho kur e ndien se gjithçka po të bëhet shumë. Lejoje veten të ndiesh atë që ke nevojë të ndiesh. by @classmedia.al
4
2 days ago
Download

Download All

Save the photos and videos currently loaded on this page.

0Photos
0Videos
Ready to download 0 / 0

Keep this tab open until your download is ready.

back to up