Instagram story viewer> @albannimani> Tagged
9.7K
followers
2184
following
Director of Tulla - Culture Center,
Intermedia Performance Artist
POSTS STORIES REELS TAGGED
Kemi ndjekur me dhimbje dhe shqetësim të thellë ngjarjet e fundit, shkatërrimin e pronës publike e private, por mbi të gjitha ushtrimin e dhunës së policisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve të saj.

Si një institucion kulturor i pavarur, që ka në thelb të misionit të tij lirinë e shprehjes, mendimin kritik dhe emancipimin shoqëror, qëndrojmë të bashkuar me studentët, profesorët dhe çdo organizatë që refuzon të heshtë!

Kërkesa e studentëve në themel është ajo që na takon të gjithëve: një shoqëri e drejtë dhe e barabartë, pa asnjë kompromis.

Njëkohësisht, jemi kategorikisht kundër çdo forme dhune, sepse ajo e ushqen sistemin me të njëjtën armë. 

Ky është momenti vendimtar që Shqipëria të lirohet një-herë e përgjithmonë nga ky cikël i dhimbshëm vetëshkatërrues, ku pushtetet ndërrohen me dhunë duke sakrifikuar jetët e njerëzve.

Studentët mund të duken të vegjël në sytë e pushtetit, por brenda tyre vlon një kozmos gjigant në rritje. Kur ky kozmos zgjohet dhe përdoret në mënyrë kreative ai e shpartallon çdo formë shtypjeje më fuqishëm se çdo goditje e dhunshme.

Shqipëria është një shtet demokratik, ku fjala e lirë është e drejtë e patjetërsueshme e çdo qytetari. Koha e frikës ka vdekur.

Prandaj, Tulla i pezullon të gjitha aktivitetet kulturore deri sa po përballemi me këtë gjendje të rëndë, të jashtëzakonshme. 

Nuk mund të ketë jetë kulturore normale në një vend i cili shtyp fëmijët e vet.

Hapësira jonë mbetet e hapur për dialog, mendim të lirë dhe përkrahje të qytetarëve.

#tullaculturecenter
17
Every Brilliant Thing

Tulla ka kënaqësinë të nisë këtë sezon të ri të programit kulturor me shfaqjen "Every Brilliant Thing" [Gjitha gjërat e mrekullueshme] nga Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe, me regji të Fatos Berishës dhe interpretuar nga Armond Morina.

Një udhëtim prekës dhe plot humor përmes momenteve më të errëta të jetës, rrëfyer përmes një liste të gjatë të një fëmije me arsye për të vazhduar përpara.
"Gjitha gjërat e mrekullueshme" na kujton se edhe në errësirë, gjithmonë ka gjëra për të cilat ia vlen të jetosh.

Ejani dhe zbuloni një histori që do t’ju bëjë të qeshni, të ndieni, të kujtoni, dhe ndoshta t’i shihni ndryshe gjërat e vogla të jetës.

"Gjitha gjërat e mrekullueshme", shfaqja interaktive që ju fton të sillni me vete kujtimet, emocionet dhe arsyet për të vazhduar përpara.

Vendi: Tulla - Culture Center
Premiera: 8 Tetor 2026
Repriza: 9 dhe 10 Tetor 2026
Ora: 20:00
Hyrja me rezervim.

Autorë: Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe
Luan: Armond Morina
Regjia: Fatos Berisha
Producente: Klejda Kika
Konsulente për skenografi: Matilda Pando
Dizajni, ndriçimi dhe zëri: Alban Nimani
Përkthimi: Lekë Berisha

Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

#tullaculturecenter #everybrilliantthing
19
WHAT A FINALE⚡️What a phenomenal performance by @albannimani & @asgjesikurdielli last night.

Loud, emotional, electric.

Thanks to everyone, last night was something else! ❤️‍🔥

@tunelterrace
16
back to up